Sport

Shembullore: Sigurimi refuzoi, por futbollisti i Ulpianës intervenon për t’i lejuar tifozët të hyjnë në stadium për ta festuar inkuadrimin në Superligë

Shembullore: Sigurimi refuzoi, por futbollisti i Ulpianës intervenon për t’i lejuar tifozët të hyjnë në stadium për ta festuar inkuadrimin në Superligë
13:00 | 16 Maj 2021

Pas 12 vjetësh, skuadra nga Lipjani, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Me fitoren e djeshme 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, të besuarit e Fadil Ademit janë rikthyer në elitë, raporton FrontOnline.

Ndeshja u zhvillua në kryeqytet, derisa për shkak të masave anti-COVID, tifozët nuk u lejuan në stadium.

Pas përfundimit të ndeshjes, dhjetëra tifozë nga Lipjani zbarkuan në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet për ta festuar inkuadrimin në Superligë.

Fillimisht, sigurimi i stadiumit nuk i lejoi tifozët të hynin, megjithatë një futbollist i Ulpianës insistoi për një gjë të tillë, derisa në fund kërkesa e tij u aprovua.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme të siguruar nga FrontOnline:

 

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera