Në lagjen Emshir në Prishtinë, të hënën mbrëma është shembur dheu tek kompleksi i njohur si “Dardha”.
Pas shembjes së dheut janë duke u marrë masat për evitimin e dëmeve të tjera, të cilët mund të shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm për banorët e asaj zone.
Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.
Ai ka thënë se për këtë rast janë ftuar të gjitha ekipet në terren, po ashtu edhe përfaqësuesit e ujësjellësit.
“Sipas inspektorit kujdestar, rrëshqitja e dheut ka ndodhur në një vendpunishte që ka leje ndërtimore, pas përfundimit të orarit të punës. Është dëmtuar gypi ujësjellësit me ç’rast janë njoftuar të gjitha ekipet e nevojshme për sanimin e problemit”, ka thënë Tahiri.
https://video.gjirafa.com/video-1607976138-mp4