×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri”, Rama nga Holanda: Ndryshon të ardhmen tonë dhe të Europës

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në vendin tonë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë.

    Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë dhe atë energjetike të Europës.

    “Holanda e pranishme në Shqipëri. Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që “Shell” po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

    Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shprehu padurimin për rezultatin e eksplorimit të SHELL dhe theksoi që do të jetë një zbulim i madh, raporotn A2.

    “Sa i takon energjisë SHELL po punon në Shqipëri prej kohësh dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por pa na dhënë detaje për atë çka presim. Shqipëria do të prodhojë sasi të rëndësishme gazi dhe nafte , e ndarë në 40% gazi dhe nafte 60%”.

    Ndërkohë ministrja e Financave Delina Ibrahinaj evidentoi lehtësitë fiskale dhe ligjore për investuesit në Shqipëri.

    “Çdo kompani hedh sytë nga vendet që kanë stabilitet politik e ekonomik. Shqipëria ka dëshmuar që i ka. Kemi punuar për të krijuar procedura të lehta të aksesueshme e transparente dhe investimi në digjitalizim ka kontribuar për këtë gjë”.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Vëzhguesit e OSBE/ODIHR në konferencë shpallen sot rezultatet e para nga vëzhgimi dhe monitorimi i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Figura e njohur dhe polemike, Andrew Tate, e ka ndezur sërish debatin në rrjetet sociale me një prej komenteve të tij në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.