×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ushtrisë serbe viziton forcat e dislokuara afër kufirit me Kosovën

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, ka vizituar një pjesë të Forcave të Armatosura të Serbisë të dislokuara afër kufirit me Kosovën në përputhje me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

    “Dje dhe sot gjatë qëndrimit në terren, gjenerali Mojsiloviq ka zhvilluar një takim me oficerët e lartë më përgjegjës të Ushtrisë Serbe në një komandë të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm dhe më pas ka vizituar disa njësi në zonat e dislokimit të tyre. Me këtë rast ai pati një pasqyrë të menjëhershme për stërvitjen dhe gatishmërinë luftarake të njësive të angazhuara të Ushtrisë, Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore dhe Forcave Speciale të Ushtrisë së Serbisë”, njoftoi Ministria serbe e Mbrojtjes, transmeton Demokracia.com.

    Forcat speciale të Ushtrisë së Serbisë, me pajisje luftarake, në pozicionet afër Kosovës – është një nga pamjet e “shkallës më të lartë të gatishmërisë luftarake” të forcave të armatosura serbe, të shpallur më 25 maj, të cilën e ka publikuar Ministria e Mbrojtjes.

    “Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë. Shteti i ka përcaktuar vijat e kuqe, po flasim për skenarë, mos e dhëntë Zoti, nëse dikush vret apo dëbon serbët. Atëherë Serbia nuk do të mund të rrinte duarkryq”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, më 31 maj.

    Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), ndër të tjera, se ushtria do të jetë në gatishmëri të lartë për sa kohë që ekziston rreziku për sigurinë në Kosovë.

    Po atë ditë, ministri e shqyrtoi me udhëheqjen ushtarake situatën e sigurisë, në Rashkë, 250 kilometra në jugperëndim të Beogradit, si dhe vizitoi një pjesë të forcave ushtarake të dislokuara.

    Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë që nga e premtja, më 26 maj. Ato kanë rezultuar me përplasje ndërmjet serbëve lokalë dhe Policisë së Kosovës, si dhe me KFOR-in, për shkak të vendosjes së kryetarëve, të zgjedhur më 23 prill, në objektet komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

    “Serbia duhet të zvogëlojë statusin e sigurisë së ushtrisë”, deklaroi, ndër të tjera, Antony Blinken, sekretar amerikan i Shtetit, më 30 maj.

    Kjo porosi erdhi pas thirrjeve nga pozitat më të larta në bashkësinë ndërkombëtare, NATO dhe Bashkimi Evropian, për qetësim të situatës, pas lëndimit të dhjetëra qytetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...
    Lajme25 Prill 2024
    Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.