×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ri i BE’së në Kosovë flet për Gjykatën Speciale, heqjen e vizave dhe dialogun

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Tomáš Szunyog është shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që ka zëvendësuar Natalyia Apostolovan. Szunyog ka folur rreth qëllimeve të tij në detyrën e re, për sfidat me të cilat përballet Kosova – aspektin zhvillimor të vendit dhe këndvështrimin e Bashkimit Evropian mbi Kosovën. Ai ka folur për Gjykatën Speciale dhe për ndryshimet që duhet të ndodhin në proceset integruese dhe shtetformuese të Kosovës e gjithashtu edhe për liberalizimin e vizave.

    Szunyog është shprehur se ka marrë detyrën në Kosovë në kohët e vështira të pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe thotë se tani prioritet kryesor e ka ndihmat ndaj Kosovës në aspektin shëndetësor dhe socio-ekonomik.

    Ai gjithashtu në intervistë për për lajmi.net ka thënë se Bashkimi Evropian është investuesi dhe mbështetësi kryesor i Kosovës, ka shpalosur detaje nga plani i Bashkimit Evropian për Investime në Ballkanin Perëndimor duke përmendur shifrën e 9 miliardë eurove si ndihmë e para-anëtarësimit ndaj vendeve të rajonit.

    Më tutje, sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar, një sistem zgjedhor më efikas dhe zbatimi i marrëveshjes së MSA’së, sipas Szunyog janë me rëndësi të qenësishme për zhvillimin e Kosovës.

    “Shërbime më të mira shoqërore, më shumë barazi gjinore, më pak dhunë në familje, shoqëri civile më e fortë, media më të pavarura, investime në kulturë dhe më shumë mbështetje dhe simpati për komunitete të ndryshme dhe grupe të paprivilegjuara, gjithashtu nevojiten në Kosovë.”, tha Szunyog.

    Duke folur për liberalizimin e vizave, Szunyog është shprehur se Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret nga vendet anëtare të votojnë pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Më tutje, Szunyog duke folur për Gjykatën Speciale është shprehur se BE e mbështet punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se është e rëndësishme që ata të zhvillojnë punën e tyre pa ndikime nga jashtë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se disa kandidatë për deputet e kanë të siguruar mandatin në...
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë tubim, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...
    Vip23 Janar 2025
    Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.