×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefi i FBI-së: Sulmi ndaj Kapitolit, terrorizëm i brendshëm

    FrontOnline
    02 Mars 2021
    Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit tha të martën para Komisionit Juridik të Senatit se sulmi i dhunshëm më 6 janar ndaj ndërtesës së Kapitolit me qëllim parandalimin e çertifikimit të fitores në zgjedhje të demokratit Joe Biden, ishte terrorizëm i brendshëm.

    “Ishte një sjellje kriminale, një sjellje që ne të FBI-së e shohim si terrorizëm të brendshëm. Një gjë e tillë nuk ka vend në demokracinë tonë dhe tolerimi do të ishte tallje me sundimin e ligjit”, tha Drejtori i FBI-së Christopher Wray në deklaratën e tij që i parapriu pyetjeve të senatorëve.

    Zoti Wray tha sulmi i dhunshëm nuk ishte “një akt i izoluar” dhe se agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit prej 2019 “e ka ngjitur ekstremizmin e dhunshëm të motivuar nga përkatësia racore dhe etnike në nivelin më të lartë të kërcënimit, njësoj sikurse konsideron kërcënimin që vjen nga ISIS-i (Shteti Islamik) dhe ekstremistët e dhunshëm të brendshëm”.

    Ai shtoi se FBI-ja nuk përqendrohet në ideologji kur heton terrorizmin e brendshëm.

    Dëshmia e zotit Wray vjen mes shqetësimeve se FBI-ja nuk ishte e përgatitur në mënyrë adekuate për trazirat, pavarësisht paralajmërimeve disa ditë para sulmit. Ligjvënësit e kanë vënë zotin Wray para pyetjesh të forta për të kuptuar se si FBI-ja po i trajton kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare nga nacionalistët e bardhë dhe ekstremistët e dhunshëm brenda vendit, si dhe nëse agjencia është e pajisur në mënyrën e duhur për ta adresuar problemin.

    Presidenti Donald Trump u bëri thirrje mijëra mbështetësve, të cilët kishin ardhur në Uashington më 6 janar, për një marshim për të shpëtuar Amerikën, siç tha ai, duke u kërkuar mbështetësve të tij t’i drejtoheshin Kapitolit ndërsa aty zhvillohej procesi i çertifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhje.

    “Ju do të keni një president jolegjitim. Atë do të keni dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë që të ndodhë”, tha zotit Trump gjatë fjalimit të tij më 6 janar.

    “Ne do të luftojmë deri në fund dhe nëse nuk e bëjmë, nuk do të kemi më një atdhe”, shtoi ai.

    Qindra mbështetës të zotit Trump iu drejtuan ndërtesës së Kapitolit dhe u futën brenda me forcë çka rezultoi në vdekjen e pesë personave.

    Zoti Wray ka qenë kryesisht larg vëmendjes së publikut që kur turma e dhunshme sulmoi Kapitolin. Dëshmia e tij përpara Kongresit të martën shënon paraqitjen e tij të parë publike që nga sulmi./voa

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Me qëllim të rritjes së parametrave të sigurisë detare, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Tre persona kanë rënë në pranga pas sherrit të një dite më parë në Ksamil. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë të ditur se ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta. Rasti sipas policisë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nesër deputetët do të mblidhen për të 50-ën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Janë bërë mbi tre muaj...
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Kosovës brenda një dite ka shqiptuar 2212 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat Sipas statistikave të përgjithshme,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.