×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Antidrogës tregon detaje nga operacioni për kapjen e drogës në Lipjan

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka folur për procesin e kapjes së 400 kilogramëve drogë në Lipjan.

    Shala ka thënë se kjo sasi e drogës ka hyrë në Kosovë mëngjesin e së shtunës, më 15 maj.

    Tutje ai tha se për këtë ishin njoftuar më 3 maj nga autoritetet italiane, ndërsa në Shqipëri kishte arritur tri ditë më vonë në portin e Durrësit.

    “Më datën 3 maj jemi kontaktuar prej autoriteteve italiane të cilët janë përgjegjës për hetimin e këtij rasti. Nuk jemi njohur personalisht më këtë zyrtarin. DEA amerikane e ka lehtësu këtë komunikim. Kemi komunikuar, na e kanë sqaruar si çështje. Gjatë komunikimit kanë kërkuar se a mund ta bëjmë apo jo sepse është një dërgesë nga Barazili që duket një sasi e narkotikëve që mund të jetë i fshehur në këtë kontinier, u nis nga Brazili dhe destinacioni është Kosova. I kemi siguruar se mund ta kryejmë një operacion të tillë nuk kemi pengesa ligjore”, ka thënë Shala.

    Tutje ai tregoi se Policia nuk kishte intervenuar menjëherë të shtunën, pasi që kishte vetëm dyshime se mund të jetë drogë, ndërsa kanë intervenuar të hënën.

    “Kemi filluar prej datës 3 kur edhe janë vendosur paisjet.Në Shqipëri ka arritur pas tri ditësh në portin e Durrsit dhe ka qëndru pak më gjatë. Në Kosovë ka hy të shtunën në mëngjes, me 15 maj. Ka pasë siguri kanë qenë dyshime se mund të jetë drogë, kemi supozu se do të mund të vijë dikush ta marrë dhe ta shpërndajë. Kanë qenë kamerat paisjet 24 orë. Përvec drogës brenda është gjetur edhe mish”, shtoi ai.

    Shala tha se ende nuk dihet nëse kjo është substancë e pastër apo është e përzier pasi që ende nuk janë bërë analiza kimike, por supozohet të jetë e pastër.

    “Në vendin e ngjarjes është marrë mostër për ekzaminim preleminar dhe ka reazukltuar që është e llokit kokainë por analizë kimike nuk është bërë ende sepse është procedurë më e gjatë. Suposzohet të jetë sasi e pastër për shkak të vendin të origjiniës”, tha Shala në T7.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Vip24 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Kiara Tito pak me parë ka ndarë një urim mjaftë special. Gjyshja saj Leta feston ditën e lindjes, andaj...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën dyshimet se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ekipet e ambasadave janë sot në të gjithë Maqedoninë e Veriut për të mbikëqyrur procesin e votimit. Përfaqësuesit e ambasadës së ShBA-së...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.