×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA thotë se Rusia ka kryer një provë të rrezikshme në hapësirë

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, kritikoi të hënën (15 nëntor) Rusinë për kryerjen e një testi raketor “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.

    Rusia ka hedhur në erë një satelit të saj në hapësirë, duke krijuar një re mbeturinash që detyroi ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të ndërmarrë veprime.

    “Më herët sot, Federata Ruse në mënyrë të pamatur kreu një test satelitor shkatërrues kundër një prej satelitëve të saj. Testi deri më tani ka gjeneruar mbi 1,500 pjesë të mbeturinave orbitale dhe qindra mijëra copa më të vogla që tani kërcënojnë interesat e të gjitha kombeve”, tha Price në një konferencë për media.

    Departamenti i Shtetit thotë se testi do të rrisë rrezikun për astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si dhe aktivitetet tjera të fluturimeve të njerëzve në hapësirë.

    Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është një stacion hapësinor në orbitën e ulët të Tokës.

    Ky është një projekt shumëkombësh bashkëpunimi që përfshin pesë agjenci hapësinore pjesëmarrëse: NASA (SHBA), Roscosmos (Rusi) , JAXA (Japoni), ESA (Agjenci Evropiane) dhe CSA (Kanada). Pronësia dhe përdorimi i stacionit hapësinor përcaktohet me traktate dhe marrëveshje ndërqeveritare./ REL

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Politikania ukrainase e ekstremit të djathtë dhe ish-deputetja, Irina Farion vdiq në spital nga plagët e marra në atentat pasi një sulmues...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke bërë thirrje për luftë kundër HIV-it dhe stigmës rreth tij, pak para një konference ndërkombëtare...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.