×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA shpall 13 individë dhe një entitet në BeH si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore.

    Departamenti amerikan i Shtetit iu referuar në njoftimin e saj kremtimit të kësaj dite në vitin 2024 dhe tha se personat e përfshirë në vendim “përkrahën agjendën secesioniste” të Presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.

    Republika Serbe në Bosnjë kremtoi javën e kaluar të njëjtën ditë me një parakalim në qendër të Banjallukës, kryeqytetit të këtij entiteti, megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër një kremtimi të tillë.

    Sipas Departamentit të Shtetit, kremtimet e 9 janarit, që bëhen në shenjë kujtimi të kësaj dite në vitin 1992, kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre që shkaktoi luftën e përgjakshme katërvjeçare me mbi 100,000 viktima, “janë veprime emblematike të përpjekjeve të kahershme të Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, shtyllë e paqes dhe sigurisë rajonale”.

    “Veprimet e këtyre individëve kërcënojnë integritetin territorial, paqen dhe stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës duke minuar kornizën e (Marrëveshjes së Paqes) së Dejonit dhe institucionet e saj, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

    Departamenti i Shtetit tha se shtatë nga të përcaktuarit e së premtes “ndihmuan në planifikimin dhe organizimin e kremtimin edhe në vitin 2025”.

    Departamenti i Shtetit po ashtu njoftoi se ka përcaktuar edhe pesë persona të tjerë dhe një entitet si pjesë e rrjetit financiar të Dodikut dhe familjes së tij.

    “Dodiku ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për të krijuar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me familjen e tij në dëm të banorëve të Bosnjës”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Sipas tij, Dodiku dhe familja e tij “mbështeten shpesh në një rrjet të bashkëpunëtorëve të besueshëm për të fshehur gjurmët e përfshirjes së tyre dhe për t’u shmangur sanksioneve amerikane”.

    Lufta në Bosnjë mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhura nga institucione të dobëta qendrore.

    Serbët e Bosnjës, megjithatë, synojnë të fitojnë sa më shumë pavarësi të jetë e mundur. Udhëheqësi nacionalist pro-rus Millorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

    Vendimi i së premtes vjen pak ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden zgjeroi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që parashikon sanksione për individët dhe entitetet që shkelin apo janë pjesëmarrës në minimin e marrëveshjet që u dhanë fund luftërave në rajon apo paraqesin kërcënime për sigurinë e tij. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.