Bota/Rajoni

Recesioni mund të ulë çmimin e naftës në 65 dollarë për fuçi këtë vit, 45 në vitin 2023

Recesioni mund të ulë çmimin e naftës në 65 dollarë për fuçi këtë vit, 45 në vitin 2023
12:19 | 05 Korrik 2022

Çmimi i naftës së papërpunuar mund të bjerë në 65 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti dhe të vazhdojë të bjerë në 45 dollarë deri në fund të vitit 2023 nëse ndodh një recesion, i cili sipas përkufizimit minon kërkesën, vlerëson banka amerikane Citigroup.

Çmimi i naftës referencë globale Brent sot, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, është 113,7 dollarë për fuçi, dhe nafta amerikane WTI tregtohet me 110,1 dollarë për fuçi.

Ky skenar bazohet në supozimin e mungesës së ndonjë ndërhyrjeje nga prodhuesit e grupit të naftës OPEC+ dhe një rënie të investimeve në naftë, sipas analistëve të Citi, sipas “Bloomberg”./FrontOnline/

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera