×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA pritet të hetojë Serbinë për automjetet ushtarake “Humvee”

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nisin hetimet ndaj Serbisë. Amerikanët janë duke verifikuar nëse grupi terrorist serb në Banjskë përdori automjetet ushtarake të dhuruara në vitin 2017, si donacion për forcat e armatosura serbe. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për RTK-në se janë duke e shqyrtuar një gjë të tillë.

    19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017. Këto automjete që kishin vlerën prej 3.8 milionë dollarësh amerikanë u dorëzuan në një ceremoni në kazermën ushtarake “Stevica Jovanoviq” në Pançevë të Serbisë.

    Në paraqitjen publike të vitit 2017, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se këto automjete janë shumë efikase në luftime të afërta dhe antiterroriste dhe se ofrojnë nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Por, të njëjtat po dyshohet se u shfrytëzuan edhe për qëllime për të cilat nuk ishin paraparë të përdoreshin.

    Dyshime janë ngritur se këto automjete janë përdorur për stërvitjen e terroristëve të cilët më 24 shtator sipas institucioneve të Kosovës tentuan të aneksonin një pjesë të territorit të Kosovës.

    Në një video të publikuar një ditë më parë, nga autoritetet zyrtare të Kosovës u paraqitën ushtrime të pjesëtarëve të grupit terrorist serb në bazat ushtarake në Serbi 4 ditë para se të sulmonin veriun e Kosovës.

    Këtë video e ka shpërndarë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, britaniku Aidan Hehir. Ai ka ngritur dyshime se në këtë video ku shiheshin terroristet serb teksa trajnoheshin, duken makina ushtarake amerikane.

    “Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori ‘Humvee’ të dhuruara nga SHBA për të trajnuar terroristët. Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar për RTK-në në pyetjet të cilat RTK i ka dërguar një ditë më parë, se kjo çështje tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e SHBA-së.

    “Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për RTK-në.

    Ndërkohë 19 automjetet e dhuruara të SHBA-së për Serbinë në vitin 2017 të tipit “Humvee” sipas autoriteteve serbe do të ishin në dispozicion të Brigadës së III-të të ushtrisë serbe.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu dhe bore, njofton...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në një intervistë pas një kohe të gjatë, ka folur mbi lëvizjet politike në vend....
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka zhvilluar një bisedë me Edonën dhe Kaderin, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, Ardit, duket të ketë ndikuar mirë tek konkurrentja e tij, Shqipja. Në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.