×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, një tjetër rekord i zymtë nga COVID-19

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri në numrin e infeksioneve dhe pacientëve në spitale me COVID-19.

    Të premten u regjistruan më shumë se 170,000 infeksione të reja, sipas statistikave të grumbulluara nga Universiteti Johns Hopkins. Kjo shifër shënon një rritje me 20,000 raste të reja krahasuar me të enjten, ndërkohë që është thyer edhe rekordi i testeve të zhvilluara duke arritur në 1.7 milionë teste.

    Deri tani SHBA ka në total më shumë se 10.7 milionë të infektuar, duke kryesuar në botë si vendi me numrin më të lartë të infektimeve. Amerika kryeson edhe nga numri i viktimave, me mbi 244,000 të vdekur nga sëmundja. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 1,300 viktima të reja.

    Po sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, numri i pacientëve me COVID në spitale ka arritur në 69,000 vetë, ose 2,000 më shumë se një ditë më parë.

    Rritja e ritmeve të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara është ushqyer nga rëndimi i situatës veçanërisht në Kaliforni, në shtetet qendrore dhe veriore, megjithëse situata është duke u keqësuar në pjesën dërrmuese të vendit.

    Kalifornia dhe Teksasi kanë tani secili mbi një milion të diagnostikuar me koronavirus, raporon VOA.

    Përhapje shqetësuese e infeksionit është regjistruar edhe në Ilinoi, Uiskonsin, Miçigan dhe Minesota.

    Presidenti Trump përshëndeti përparimin drejt prodhimit të një vaksine, kur foli të premten për gazetarët, gjashtë ditë pasi media shpalli fitues të pritshëm të zgjedhjeve rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

    Në Evropë, ku rimet e infeksionit kanë shënuar rritje të dukshme, një numër vendesh po vënë në zbatim masa të reja kufizuese. Të shtunën Polonia njoftoi 550 viktima të reja nga COVID-19. Kjo shifër rekord e çon totalin e të vdekurve nga kjo sëmundje në këtë vend në mbi 10,000 vetë. Ukraina konfirmoi një numër rekord prej 12,524 mijë rastesh të reja në 24 orët e fundit.

    Meksika po arrin shifrën e një milion infeksioneve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

    Italia është tani vendi i dhjetë në botë që kaloi këtë javë pragun e 1 milion infeksioneve. India dhe Brazili pasojnë Shtetet e Bashkuara nga përhapja e infeksionit; India me më shumë se 8.7 milionë raste dhe Brazili me më shumë se 5.8 milionë. Franca po i afrohet shifrës së 2 milionë rasteve, pasuar nga Rusia me 1.88 milionë. Spanja, Britania, Argjentina dhe Kolumbia janë ndër dhjetë vendet me më shumë se 1 milion infeksione.

    Deri tani numri i të diagnostikuarve me koronavirus ka arritur në shkallë globale në mbi 53 milionë e 492 mijë vetë ndërsa janë regjistruar mbi 1 milionë e 303 mijë të vdekur nga COVID-19.

    Të premten kompania teknologjike Microsoft tha se hakerë shtetërorë rusë e koreano-veriorë janë përpjekur gjatë muajve të fundit të vjedhin të dhëna nga kompanitë farmaceutike dhe studiuesit që përpiqen të gjejnë përgjigje ndaj COVID-19.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Nëse keni shkuar në Zvicër si një ‘bashkëshort pasardhës’, mund të pyesni veten nëse do t’ju duhet të largoheni nga vendi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Shqipëria ka një trend pozitiv sa i përket demografisë së saj. Në garën globale të popullsisë, vendi ka një raport më të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti...
    Vip23 Prill 2024
    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryetemë në vëmendjen e shtypit rozë për shkak të spekulimeve për divorcin e tyre. Deri...
    Lajme23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën ka shpallur aktgjykim dënues për nëntë të akuzuar për bixhoz të paligjshëm dhe shpëlarje parash, duke...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur kosovar Sinan Vllasaliu, ka folur në media, pas një heshtje të gjatë rreth zhvillimeve në muzikë dhe rreth tij....
    Sport23 Prill 2024
    Jude Bellingham është bërë futbollisti i parë ndonjëherë që fiton një çmim shumë prestigjioz, vetëm një ditë pasi shënoi golin e fitores...
    Sport23 Prill 2024
    Real Madridi ka njoftuar tashmë çmimin e biletave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë gjysmëfinale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.