[wp-story]

Bota/Rajoni

SHBA: Kisha e mormonëve akuzohet se ka mbledhur 100 miliardë dollarë fonde pa taksa

SHBA: Kisha e mormonëve akuzohet se ka mbledhur 100 miliardë dollarë fonde pa taksa
20:18 | 17 Dhjetor 2019

Një person në SHBA ka ngritur alarmin e te zyra e tatimeve, IRS, duke thënë se kisha e mormonëve ka mbledhur 100 miliardë dollarë në fonde pa taksa, të cilat duhej të kishin shkuar për bamirësi.

IRS ka marrë një dokument konfidencial këtë nëntor, i cili akuzon drejtuesit e kishës se kanë gënjyer anëtarët dhe mund të kenë shkelur ligjet e taksave duke i mbledhur dhurime nëpër fonde të pataksueshme e të mëdha, në vend që t’i përdorin për bamirësi, siç ishte qëllimi.

Drejtuesit e kishës akuzohen gjithashtu se i kanë përdorur këto fonde bamirësie për të ngritur disa biznese, sipas Washington Post.

Mormonët janë një grupim fetar në SHBA, të cilët besojnë te libri i Mormonit dhe që punojnë në të gjithë botën për ta përhapur veprimtarinë e tyre, e në shumë vende kanë ndërtuar altaret e veçantë./Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera