×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja shënon uljen më të madhe të lindjeve në gati 50 vjet

    FrontOnline
    05 Maj 2021

    Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie të shkallës së lindjeve për 4 për qind, që është ulja më e madhe në gati 50 vjet, sipas një raporti qeveritar.

    Shkalla e lindjeve u zvogëlua në mesin e të gjitha racave dhe etnive dhe gati në të gjitha grupmoshat, thuhet në raportin që pritet të publikohet të mërkurën.

    Numri i lindjeve te gratë më të reja ka shënuar ulje për vite të tëra, sepse shumë prej tyre e kanë shtyrë kohën për t’u bërë nënë dhe kanë krijuar familje më të vogla. Shkalla e lindjeve te gratë në të tridhjetat dhe në të dyzetat ishte duke u rritur, por trendi shënoi ulje vitin e kaluar.

    Shtetet e Bashkuara dikur ishin në mesin e pak shteteve të zhvilluara me shkallë mesatare të lindjeve prej mbi 2.1 fëmijë për një grua, gjë që siguronte që secila gjeneratë kishte fëmijë të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar.

    Megjithatë, shkalla e lindjeve ka qenë në rënie për më shumë se dhjetë vjet dhe vitin e kaluar ra në rreth 1.6, që ishte niveli më i ulët që është shënuar ndonjëherë.

    Shifrat e reja sugjerojnë se gjenerata e tanishme nuk do të ketë fëmijë të mjaftueshëm për ta zëvendësuar atë. Raporti është i mbështetur në mbi 99 për qind të certifikatave të lindjes që u lëshuan vitin e kaluar, shkruan The Guardian.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Një ditë pas inaugurimit të tij, Donald Trump thuhet se po përgatitet të nisë një operacion në shkallë të gjerë kundër emigrantëve...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm në inaugurimin e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...
    Sport18 Janar 2025
    Real Madrid ka pasur një sezon të vështirë deri tani, dhe për këtë arsye ka pasur presion të madh mbi Carlo Ancelotti...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në konferencën tashmë të rregullt për media, ka thënë se çdo ditë që kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.