Bota/Rajoni

SHBA ekzekuton të burgosurin e parë federal në 17 vjet

SHBA ekzekuton të burgosurin e parë federal në 17 vjet
14:56 | 14 Korrik 2020

Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është dënuar me vdekje, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federale në 17 vjet.

Disa ekzekutime fillimisht u vonuan kur një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura.

Të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksionet vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.

Por Gjykata Supreme votoi 5 me 4 se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar”.

Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.

Disa nga të afërmit e viktimave të Lee kundërshtuan ekzekutimin e tij në Indiana dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata në koronavirus.

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera