×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, eksperti: Vdekjet nga Covid bien javën tjetër!

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Vdekjet nga Covid-19 në SHBA duhet të fillojnë të bien javën e ardhshme, tha drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, i cituar nga CNN.

    Deri më tani, më shumë se 5.5 milionë amerikanë janë infektuar dhe të paktën 174.250 kanë ndërruar jetë nga sëmundja sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Mesatarja e 1.000 vdekjeve në ditë vazhdon atje prej të paktën 24 ditësh rresht, por Redfield shpreson që situata të ndryshojë pas disa ditësh.

    “Urojmë që javën e ardhshme dhe atë pasardhëse të nisim të shohim një rënie të nivelit të vdekjeve” u shpreh ai.

    Mesazhi i ekspertit të rëndësishëm vjen në kohën kur edhe një zyrtar i administratës Trump tha se trendi i sëmundjes tani  “po shkon në drejtimin e duhur”. Redfield tërhoqi megjithatë vëmendjen se teksa rastet bien në zonat e kuqe, tek ato të verdhat në zemër të vendit, gjendja paraqitet shqetësuese.

    “Tani është Amerika Qendrore ajo që po mbërthehet prej koronavirusit”, u shpreh mjeku, duke kërkuar të bëhet kujdes ndërsa theksoi se “ në këto momente, nuk na nevojitet një valë e tretë, dhe duhet ta shmangim me sa të mundim një gjë të tillë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.