×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA dhe Rusia bien dakord të forcojnë misionet diplomatike

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pas bisedimeve mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë që u mbajtën në Arabinë Saudite.

    Vendimi u duk se ishte një sinjal domethënës në lehtësimin e kufizimeve ndaj misioneve diplomatike ruse, kufizime që ishin vendosur nga administratat e mëparshme, për shkak së sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës si edhe veprimeve të tjera ruse.

    Bisedimet në Riad synonin të hidhnin një hap përpara drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë, pasi Presidenti Donald Trump, i cili mori detyrën muajin e kaluar, urdhëroi zyrtarët më të lartë që të nisnin bisedimet. Zoti Rubio tha se palët kishin rënë dakord që si hap të parë të caktonin ekipe zyrtarësh të cilët do të “punonin me shpejtësi për të rikthyer funksionimin e misioneve të ndërsjella diplomatike”.

    Gjatë dekadës së fundit, dy vendet kanë dëbuar diplomatë dhe kanë kufizuar dërgimin e personelit të ri në misionet e ndërsjella diplomatike, në një seri vendimesh si kundërpërgjigje ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që ambasadat të kenë pak personel.

    Zoti Rubio tha se vendime të tilla kanë “tkurrur shumë aftësinë tonë për të operuar në Moskë” dhe se kjo vlente edhe misionin diplomatik të Rusisë në Uashington.

    Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Associated Press zoti Rubio tha se është e nevojshme që misionet diplomatike të jenë gjendje të funksionojnë normalisht, por tha se nuk do të shprehej publikisht mbi hollësitë se si do të ndodhte kjo.

    Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters mbi hollësi se si operon aktualisht ambasada amerikane në Rusi.

    Ministria e Jashtme e Rusisë, tha se ministri Lavrov ngriti shqetësimin mbi funksionimin e misioneve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara gjatë një bisede me homologun Rubio të shtunën, përpara se të mbaheshin bisedimet e sotme në Riad.

    Edhe përpara sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, Shtetet e Bashkuara ishin shprehur se mund të mbanin vetëm një prani të ulët në Rusi, pasi Moska vuri kufizime mbi personelin në misionet amerikane, duke e detyruar Uashingtonin që të mbyllte dhe të pezullonte konsullatat në Vladivostok dhe Yekaterinburg. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Për sakrificën dhe guximin e tij sot në shkollën e mesme Jovan Kostadinov, i riu 19-vjeçar, i cili u ka shpëtuar jetën...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë...
    Lajme25 Mars 2025
    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve...
    Lajme25 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën...
    Lajme25 Mars 2025
    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së...
    Lajme25 Mars 2025
    Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për FrontOnline theksoi se veprimet politike të ndërmarra janë të lejuara dhe mund të sjellin suksese, edhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Java Ndërkombëtare e Parasë është iniciativë globale e udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon 176 vende të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.