×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, 104 të qëlluar me armë zjarri dhe 14 vdekje gjatë fundjavës së Ditës së Babait

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Qyteti amerikan Chicago në Illinois ka raportuar numrin më të lartë të viktimave nga të shtënat gjatë fundjavës së Ditës së Babait pasi 104 persona u qëlluan me armë zjarri.

    Chicago Sun-Times raportoi se në të shtënat e rastësishme nëpër qytet 14 persona u vranë, përfshirë pesë fëmijë. E përditshmja raportoi se viktimat e fundit ndodhën në orët e para të ditës së sotme.

    Viktima më e re ishte një 3-vjeçar që ishte shënjestër e plumbave në makinën e babait të tij në lagjen Austin.

    “Plumbat jo vetëm që copëtojnë gjërat që godasin. Plumbat po ashtu shkatërrojnë familje, shkatërrojnë lagje dhe çdo ndjenjë të sigurisë në një komunitet”, tha në një konferencë për media David Brown, inspektori i policisë në Chicago.

    “Burrat e mirë në të gjithë këtë qytet duhet të festojnë me familjet e tyre në një ditë të bukur, por përkundrazi disa qytetarë do të kalojnë ditën e babait duke u pikëlluar për humbjen e fëmijëve të tyre”, shtoi Brown.

    Kryetarja e Chicagos, Lori Lightfoot, po ashtu shprehu trishtimin e saj për lajmet “e pafalshme” mbi vrasjen e një djali 3-vjeçar në pjesën perëndimore të qytetit.

    “Thjesht nuk ka fjalë për të përshkruar një veprim kaq të egër dhe të paarsyeshëm për të qëlluar një foshnjë”, shkroi Lightfoot në Twitter.

    Chicago ka regjistruar fundjavën më vdekjeprurëse në fund të muajit maj kur 24 persona vdiqën nga gjithsej 85 të qëlluar.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, shefja e qeverisë daneze Mette Frederiksen zbuloi se çfarë...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë si një...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e sotme, ku deputeti i partisë SDS, Andrej Hoivik u ngjit në çatinë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.