×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shatri: Për shpëtimin e ekonomisë nevojiten 1.5 miliard euro

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e fajëson Qeverinë Kurti 2 për mënyrën e mbështetjes së sektorit privat në këtë kohë pandemie.

    Mospublikimi i planit qeverisës nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Shatri thotë se paraqet probleme të mëdha ekonomike-sociale, të cilat, sipas tij janë duke u thelluar.

    Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dalë prej kësaj situate. Teksa shton se gjendja ekonomike është aq e rëndë, sa që për ta rikuperuar këtë nevojiten 1.5 miliard euro.

    “Problemet ekzistuese të më hershme jo që janë zvogëluar, por janë rrit, varfëria edhe papunësia. Kështu që në këtë aspekt jemi në një situatë mjaft të rëndë ekonomike…(04’44. Shumat që janë ndarë për me i përkrah bizneset janë simbolike, janë emergjente. Flitet për 300 milionë në forma të ndryshme, disa janë realizuar, disa janë në proces e sipër. Por janë shumë të vogla. Për vëllimin e ekonomisë së Kosovës dhe problemet që janë krijuar… në bazë të përvojës që kam në këto vite punë me buxhet dhe me çështje të zhvillimit ekonomik, pa 1.5 miliard euro që kishin me u futur në ekonominë e Kosovës, është bukur zor me tejkaluar ose me rimarrë veten dhe me u kthyer në nivelin që kishte qenë në kushte normale pa Covid. Kjo shumë është bukur vështirë me u sigurua”, thekson Shatri.

    Për zvogëlimin e shtesave për pensionistët nga ana e Qeverisë, Shatri thotë se do të ishte dashur të gjenden mjetet financiare për vazhdimin e mbulimit të shtesave të kësaj kategorie në pandemi.

    “Ndoshta është dashur me gjetur ndonjë formë të paktën sa të zgjatë me këtë intensitet pandemia me vazhdua me shtesat pensionale. Por për një vendim të përhershëm, për rritje të pensioneve bazike duhet një konsultim bukur i gjerë edhe serioz, sepse buxheti është i limituar”, thotë ai.

    Në anën tjetër, Shatri ka edhe një kërkesë për Qeverinë Kurti 2, i cili kërkon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë zhvillimit demografik. Ai shpreh frikën se në bazë të trendit aktual, në dhjetë vitet e ardhshme vendi mund të mbetet vetëm me 1 milion banorë.

    “I kisha bërë thirrje qeverisë, e kam iniciuar edhe më përpara për këto qeveritë e kaluara që një vëmendje të veçantë t’ia kushtojnë zhvillimit demografik. Kemi me ardhur në një situatë kemi me i pasur të gjitha, vetëm njerëz jo. Dhe jo shumë larg në një dinamikë që është në dhjetë vitet e fundit, ne sipas statistikave thuhet se e kanë lëshuar 500 mijë njerëz. Prej vitit 1999 kur OSBE e ka bërë vlerësimin e popullsisë në 1 milion e 800 mijë banorë, ne tash 20 vjet pas diku 1 milion e gjysmë… Po vazhdon kjo kështu, pas dhjetë vjetëve kemi me mbetur 1 milion. Është obligim patriotik, shtetëror, kombëtar me marr masa të cilat do ta rikthejnë një dinamikë pozitive në normën e shtimit, qoftë duke krijuar kushte me i mbajt njerëzit që janë gjallë tash këtu ose duke i stimuluar shtimin biologjik”, deklaron Shatri.

    Ndërsa për premtimin në fushatë nga ana e liderit të LVV-së për rritjen e pagës minimale, Shatri thotë se patjetër duhet të rritet në 250 deri 300 euro, përkundër që kjo ndikon edhe te pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si...
    Lajme24 Prill 2024
    Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Prej partive kryesore në...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë në orën 15:00 afër zyrave të Prokurorisë Speciale. “Sot, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar me anë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.