×
  • Lajme
  • Lajme

    Shasha: Dialogu me Serbinë dhe sundimi i ligjit – kushtet që duhet t’i plotësoj Kosova

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Gjermania mori sot kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian duke ngjallur shpresa të reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

    Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurtë se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.

    E, në lidhje me atë se a do të bëhet liberalizimi i vizave gjatë kryesimit të BE-së nga Gjermania, për Front Online, kanë folur njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane.

    Ata janë shprehur optimist se pas marrjes së kryesisë së BE-së nga Gjermania, do të ketë lëvizje pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por para së gjithash institucionet duhet të kenë progres në dialogun me Serbinë dhe sundimin e ligjit.

    Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin “EPIK”, tha se gjasat janë reale që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodh gjatë kohës sa Gjermania do të jetë kryesuese e BE-së.

    “Tani, në gjithë këtë kontekst, gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së ekzistojnë gjasat reale për të siguruar përfundimin e procesit vendimmarrës brenda institucioneve të BE-së për liberalizimin e vizave. Kjo pasi që Gjermania tani më është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe pasi që Gjermani në cilësinë ë Presidencës së BE-së do përfaqësoj vendin më të fuqishëm të BE-së i cili do të jetë në gjendje të influencoj agjendën vendimmarrëse të BE-së”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave varet nga Kosova, nëse i plotëson dy kushtet kryesore siç janë, progresi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe progres në sundimin e ligjit.

    “Sidoqoftë, çdo gjë do varet nga ne. Fillimisht, Kosova duhet të përfundoj detyrat e shtëpisë dhe në këtë drejtim duhet të shënohet progres në dy aspekte: (1) progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe (2) progres në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në arritjen e rezultateve bindëse në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, deklaroi ai.

    Ditë më parë, kancelaria, Angela Merkel, ka marrë një letër nga 33 deputetë të Parlamentit Evropian ku kanë kërkuar që të liberalizohen vizat për Kosovë. E, lidhur me këtë, Shasha tha se ky është një hap pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi që siç tha ai, e ri-konfirmon përkrahjen që PE-ja e ka për këtë proces që liberalizimi të ndodh gjatë presidencës së Gjermanisë.

    “Konsideroj është hap shumë i mirëseardhur pasi që letra është ri-konfirmim i përkrahjes së madhe që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën gëzon në kuadër të Parlamentit Evropian. Letra është nënshkruar nga 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian. Letra është shprehje e fuqishme e vullnetit të Parlamentit Evropian që liberalizimi i vizave për Kosovën të përfundoj gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së”, tha ai për Front Online.

    Në rast se bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, gjatë kohës sa Gjermania është Kryesuese e BE-së, qytetarët mund të lëvizin pa viza gjatë vitit 2021. Këtë e ka thënë për Front Online, drejtori ekzekutiv i Institutit “Epik”, Demush Shaha.

    “Mund të kolaudojmë se skenari më optimist i mundshëm për liberalizimin e vizave mbetet që deri në fund të vitit të sigurohet përfundimi i procesit të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së nën Presidencën e Gjermane të BE-së, ndërsa lëvizja e lirë e qytetarëve të sigurohet gjatë vitit 2021”, tha ai./Front Online

    Ekspertët e integrimeve: Sivjet vendimi, vitin tjetër lëvizja e lirë për kosovarët në BE

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.