×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Sharr Travel” zbulon parajsën

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Plazhe mahnitëse në disa raste tejkalojnë madje edhe ato tropikale, çmime të lira,  vend ideal për të kaluar pushimet verore, e kush është i zënë me punë në këtë kohë, vend i ideal për të kaluar vikendin e radhës. Jala njëra prej pikave turistike më të mira në Shqipëri  edhe më tutje vazhdon të jetë destinacione i turisteve nga Kosova që përjetojnë momente dhe kënaqësi të pa përshkruar, duke nisur nga transporti me autobus luksoz të “Sharr Travel”, akomodimi në “Social Camping”, si dhe ushqimi i shijshëm i cili me dashuri u ofrohet pushueseve nga “Albanian Chef Academy”. Jala është destinacioni në zhvillim të hovshëm, e ku mrekullia që ofron është vështirë të përshkruhet edhe më fjalë. Dikur ishte një vend jo shumë i njohur për turistët nga Kosova, por që në të vërtetë fsheh plazhe që ngjasojnë me ato të Karaibeve dhe me një mikpritje që të lë mbresa.

    Kompania “Sharr Travel” e cila prej më shumë se dy dekada vazhdon të jetë lider dhe ambasador i vetëm i turizmit shqiptar gjatë javës që lamë pas mundësoi  transportin, akomodimin dhe shoqërimin e tyre në shumë resorte turistike në bregdetin shqiptar, duke e nisur nga Shëngjini, Durrësi, Vlora, Saranda, e ku qëllimi i vetëm është promovim i tyre, pikërisht në kohën kur ato po përballen më vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë COVID-19.

    Pronar i kësaj kompania Ruzhdi Kurtishaj gjithmonë emocionohet kur flet për Shqipërinë dhe turizmin në këtë shtet. Për ta zhvilluar atë ai ka sakrifikuar, shpenzuar dhe është munduar prej më shumë se 20 vite e për të cilët zyrtaret e lartë të shtetit shqiptar i janë mirënjohës për jetë e mote.

    “Me vlerësim maksimal për punën dhe kontributin e dhënë. Ju çmojmë si ‘dallëndyshja e parë’ mes shkurtimin e largësive mes Sarandës dhe Prishtinës. Prej vitesh me radhe puna juaj është më impakt të veçante në promovimin e aseteve turistike të këtij rajoni të jugut shqiptar, mirënjohjen time dhe çdo biznesi turistik në këtë trevë , për sa keni bërë e vijoni ta bëni, me organizimet dhe udhëtimet e juaja turistike drejt nesh, përfshirë edhe turin e posaçëm të gazetareve kosovarë për promovimin e sezonit atipik të vitit 20202” kjo është përmbajtja e certifikatës e cila iu është ndarë presidentit të kompanisë “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj nga kryetar i komunës së Sarandës Adrian Gurma.

    Para se ta merrte këtë Kurtishaj për punën dhe angazhimin e tij është vlerësuar lartë edhe nga kryetari komunës së Vlorës Dritan Leli, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, por edhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

    Plazhi i Jalës ose Plazhi i Jalit është një plazh i cili ndodhet në Gjirin e Jalit, pak minuta nga fshati Vuno, një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e që për qytetaret nga Kosova e ka ‘zbuluar’ “Sharr Travel”, e  vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin. Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh.

    Plazhi i Jalës  është një nga plazhet më të bukur te të gjithë bregdetit jonian, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, tepër joshës për të rinjtë dhe adhuruesit e vetmisë dyshe.

    Ngjyrat e papërsëritshme të ujit, që thyejnë kontraste smeraldi, bluje të thellë, portokallije të ndezur në perëndim, janë një spektakël i vërtetë, para të cilit edhe vetullngrysuri më i pandjeshëm do të dorëzohej.

    “Unë e kam në zemër Jugun, e Jalën e kam të veçantë. Ne si ‘Sharr Travel’ për qytetaret  nga Kosova jemi duke promovuar oferta promocionale me çmime minimale. Andaj i ftojë qytetaret e Kosovës, sidomos gjeneratat e reja që ta vizitojnë këtë vend dhe të mahniten me mrekullitë që ofron” ka thënë Kurtishaj

    Sipas tij, sa me herët që të rezervoni pushimet në këtë pikë të mrekullueshme turistike pushuesit përfitojnë çmime shumë të ulëta.

    Kurtishaj më tutje tregon se për të mësuar për oferta, çmime e çdo gjë tjetër qytetaret e Kosovës mund të vizitojnë direkt zyrat e kompanisë “Sharr Travel”, në bulevardin “Bill Clinton”, si dhe në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, përball stacionit të autobusëve në Prizren, si dhe prapa stacionit të autobusëve në Suharekë.

    Më tutje Kurtishaj thotë se qytetaret mund të kontaktojnë edhe direkt në numrat e telefonit

    044 & 049 & 038 / 610 -015

    044 / 542-029

    049 / 344 -260

    038 / 610 – 016

    038 / 610 – 017

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.