Front TV

Sharr Travel del në treg me ofertën bombastike “All Inclusive” për pushime në Rafaelo Resort

Sharr Travel del në treg me ofertën bombastike “All Inclusive” për pushime në Rafaelo Resort
17:08 | 13 Korrik 2021

Disa po relaksohen brenda.

Të tjerë në hapësirat jashtë.

Secili në mënyrën e vet. Dikush në pishinë e dikush në det.

Kompleksi turistik Rafaelo Resort në Shëngjin, të dielën, “vloi” nga kallaballëku.

Ai për shkak të cilësisë, kushteve, të mbështjella me traditën e mikpritjes që ofron është bërë vend i preferuar i kosovarëve.

Disa nga ta thonë se nuk e ndërrojnë këtë resort me asnjë tjetër.

“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve le të vijnë vëlla, shumë bukur këtu, ta shijojnë bregdetin shqiptar, kënaqësi, shërbimi është i mirë”, shprehet një pushues nga Kosova.

“Tash për tash nuk e ndërroj, as Durrës as këto tjerat, përveç Shëngjinit, kur të vi veç këtu”, thekson pushuesi tjetër.

Ofertat në Rafaelo janë të llojit, “All Inclusive”, ekskluzivitetin e të cilave e ka agjencioni turistik nga Kosova, “Sharr Travel”.

Pronari, Ruzhdi Kurtishaj, tregon më konkretisht për përmbajtjen e tyre.

“Ofertat janë me çmime atraktive. Këtë vit e kemi konceptin All Inclusive, që për klientët e “SHARR TRAVEL” është i mirëseardhur, kur kemi parasysh në këto ditë te korrikut kur kemi festën e Bajramit, ku pritet një fluks i madh i diasporës. Rafaelo është një prej destinacioneve më të kërkuara nga qytetarët. “Sharr Travel” është ura lidhëse mes Rafaelos dhe qytetarëve. Realisht janë shërbime që përmbajnë jo vetëm mëngjesin, darkën. Janë shërbime All Inclusive, ku parashihet edhe shfrytëzimi i ambienteve, pishinave”, theksoi Kurtishaj.

Hoteli ka rezervuar edhe një risi për turistët në këtë sezon turistik.

Ka angazhuar staf menaxheriale nga Turqia, që gjithçka të jetë e përgatitur deri në detaje.

“Kuzhina, cilësia e kuzhinës është shtuar larmia e ushqimeve, kemi marrë edhe staf menanxhimi nga Turqia. Duam të marrim më shumë eksperiencë që të jemi top për klientelën kosovare”, tregojnë nga Rafaelo.

Rafaelo ka gjithsej 2 mijë shtretër apo 630 dhoma.

Akomodohuni në ndonjërën prej tyre përmes super ofertave të “Sharr Travel”.

Bëjeni këtë përmes numrave të kësaj kompanie:

038 / 610 – 015

049 / 610 – 015
046 / 610 – 015

044 / 542 – 029

029/ 224 – 016

Ose në faqen e Facebookut dhe atë të Instagramit.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera