Lajme

Shala: Qeveria po e kthen Covid-in, në çështje biznesore

Shala: Qeveria po e kthen Covid-in, në çështje biznesore
19:25 | 02 Shtator 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një intervistë për Front Online, ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë me virusin Covid-19.

Ai tha se në vend po ka lojëra me numra dhe shifra, teksa ka shtuar, që Qeveria po e kthen Coronavirusin në çështje biznesore.

“Kemi lojëra me numra dhe me shifra, Kemi më shumë të orientuar se kush kënd po e licencon nga laboratorët private pra në një mënyrë institucionet e Qeverisë së kaluar dhe të kësaj aktuale kanë filluar që ta kthejnë në çështje biznesore dhe ekonomike çështjen e menaxhimit të pandemisë, që është ende më e rëndë në kuptim social dhe institucional për shtetin”, ka thënë ai.

Sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte, që Qeveria t`i paguante testet e qytetarëve që po vazhdojnë t`i bëjnë në laboratorët private.

“Qeveria do të duhej që ta kishte të qartë që në këtë situatë nëse dëshiron që t`i ndihmojë ata që kanë nevojë do të duhej që falas qytetarëve t`i kryejnë të gjitha llojet e testeve që lidhen me Covid-19. Ky do të ishte subvencionim i drejtë i nevojtarëve. Kjo do të ishte transparencë dhe ndihmesë e vërtetë”, ka deklaruar Shala për Front Online.

Lexo lajmin e plotë:

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera