Zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala, ka kërkuar falje ndaj deputetës Doarsa Kica-Xhelili, pasi ky i fundit iu drejtua ”bukuroshe” dhe e ftoi atë në darkë.
Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar falje ndaj saj edhe përderisa ende nuk ka parë ndonjë reagim nga ana e saj.
“Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje”, ka shkruar Shala ndër të tjera.
Kujtojmë se kundër Shalës ka reaguar edhe Sindikata e RTK-së duke kërkuar shkarkimin e tij./FrontOnline/
Postimi i plotë i Shalës:
https://www.facebook.com/mentor.shala.18/posts/10158439201363014