Lajme

Shala: Kurti me reciprocitetin po e bën gabimin e njejtë si Haradinaj me taksën

Shala: Kurti me reciprocitetin po e bën gabimin e njejtë si Haradinaj me taksën
20:52 | 25 Mars 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, tha se kryeministri Kurti me vendosjen e reciprocitetit po e bën gabimin e njejtë si ish-kryeministri Haradinaj me taksën.

Sipas Shalës, vendosja e reciprocitetit si masë politike është gabim pasi që mund të sjell pasoja të njejta sic ka bërë taksa.

“Nuk është problemi te reciprociteti, problemi është ky, që kjo masë nuk duhet të kthehet në një mjet politik sepse kthehet si tarifa, si masë politike dhe ësht problem pastaj. Unë kam frikë që po e bën gabimin e njejtë si Haradinaj, dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodh”, u shpreh Shala.

Ai gjithashtu theksoi që marrëveshja e keqe që po e përmend kryeministri duhet të prezantohet në kuvend.

“Nëse paska një marrëveshje të keqe që po thotë kryeministri, atëhere duhet t’i prezantojë në kuvend, sepse këtu duhet të diskutohen. Por ai nuk po na përfaqëson ne në dialog”, tha Shala.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera