×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala kritikon qeverinë për shpenzimet prej mbi 29 milion euro: Shëtitje globale me rezultat zero, do të kërkojmë sqarime

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit, të cilat kanë arritur në mbi 29 milionë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje dhe akomodim.

    Shala ka theksuar se rritja enorme e këtyre shpenzimeve nuk ka sjellë asnjë kthim real për vendin, duke vënë në pah mungesën e rezultateve konkrete dhe dëmet që, sipas tij, po u shkaktohen qytetarëve.

    “Është e vërtetë se ka një rritje enorme të shpenzimeve të qeverisë, por fatkeqësisht nuk kemi një rezultat kthyes dhe sikur të arsyetoheshin shpenzimet e Qeverisë me të hyrat politike të vendit,” ka deklaruar Shala.

    Ai ka theksuar se këto shpenzime jo vetëm që nuk kanë përmirësuar pozitën ndërkombëtare të vendit, por kanë ndikuar negativisht në raportet me partnerët strategjikë dhe në klimën investuese.

    “Të gjitha këto shpenzime të mëdha kanë rezultuar që sot ne nuk kemi raporte bashkëpunimi me shumë institucione ndërkombëtare dhe vendore. Sot ne nuk kemi investitorë të ardhshëm. Gjitha këto shëtitje nëpër glob kanë rezultuar me rezultat zero,” ka thënë ai për FrontOnline.

    Deputeti i PDK-së e ka quajtur Qeverinë joefikase, duke e lidhur rritjen e shpenzimeve me përkeqësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

    “Qeveria ka rritur shpenzimet, por efikasiteti i saj ka qenë minimal. Këto shpenzime kanë reflektuar në gjithë parametrat zinxhiror dhe këto i atakojnë edhe qytetarët – në vazhdimësi do të kemi inflacion të rritjes,” u shpreh Shala.

    Ai përfundoi duke paralajmëruar veprime zyrtare nga ai qoftë në pozitë apo si opozitë në të ardhme,  në lidhje me këto çështje, duke shtuar se rritja e shpenzimeve në muajt e fundit është veçanërisht shqetësuese, për shkak të statusit të Qeverisë në detyrë.

    “Kemi një Qeveri që ka rritur shpenzimet dhe ka varfëruar qytetarët. Sigurisht ne do të kërkojmë sqarime dhe në vija zyrtare jemi duke i përcjellur gjitha këto shpenzime enorme që po bëhen, veçmas në muajt e fundit kur Qeveria është pa mandat,” ka përfunduar Shala.

     

    Tri vitet e Qeverisë “Kurti”/ Rreth 30 milionë € shpenzime për udhëtime jashtë vendit

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas publikimit të një videoje shqetësuese në të cilën shihej një...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet...
    Lajme23 Maj 2025
    Sot në Prishtinë, u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri. Sipas një komunikate për media nga Oda Ekonomike e Kosovës, ky forum shënoi një...
    Vip23 Maj 2025
    Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit....
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, foli për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku edhe sot...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Kosovë gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.