×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Duke vrapuar pas të mëdhenjve u harruan ”peshqit e mesëm” – do shihen dhe aksione të tjera

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet nga AAK, Haxhi Shala, e ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku u sekuestruan 400 mijë euro dhe përfunduan 12 persona të arrestuar.

    Ai thotë se aksione të tilla duhet të ndodhin më shpesh, meqë siç i quajti ai ‘’peshqit e mesëm’’, janë lënë në harresë, duke vrapuar pas të mëdhenjve, njofton Klan Kosova.

    ”Ne duhet të falënderojmë të gjithë organizmat e sigurisë që janë marrë me ndjekjen e gjithë kësaj strukture të krimit”.

    ”Por dëshiroj që këso aksione të kemi sa më shpesh, sepse të gjithë hetuesit e prokurorët vrapojnë pas peshqve të mëdhenj e i kanë harruar peshqit e mesëm. Sepse peshqit e mesëm sot janë më të rrezikshëm sesa peshqit e mëdhenj brenda strukturave të ministrisë”.

    ”Mirë është që peshqit e mesëm të jenë në shënjestër të hetuesve dhe policisë”.

    ”Njerëzit më të korruptuar sot nëpër të gjitha institucionet sot janë tek pjesa e mesme tek agjencionet, tek zyrat e prokurorimit”.

    ”I inkurajoj shumë hetuesit dhe prokurorët e policinë për punën që kanë bërë, por dëshiroj që të vazhdojnë edhe më tutje”.

    ”Inkurajoj të gjithë ata që kanë paguar për grantet e tyre, sepse ky 400 mijë euro më mirë t’ju jepet disa bujqve sot e të zhvillojnë bujqësinë, e të punësohen njerëzit se sa t’ju bëhet konkurrencë dikujt tjetër”.

    ”Ke agjensione të tjera, të gjitha duhet të hetohen dhe të denoncohen. Ka korrupsion të madh tek ‘’peshqit e mesëm’’, më shume sesa tek të mëdhenjtë”.

    Si e dini ju që ka korrupsion?

    ”Ka sepse aty janë, aty zhvillohet krejt loja. Shihet aksioni i sotëm, kanë me u pa dhe aksione të tjera me radhë, kanë me u pa, të gjitha kanë me dalë’’, shprehet Shala.

    ”Gjatë fushatës flasin qytetarët. Sa herë të rrish me qytetarë, dëgjon çdo gjë. Hetusit duhet të lëshohen edhe tek shtresat më të ulëta”.

    ”Ka ministra që gati nuk dinë asgjë për atë segment, sepse tek ne hetuesit vrapojnë vetëm tek ministrat”.

    ”Nuk mund të them që ky subjekt është i pastër si loti, ose ai tjetri, sepse krejt janë njësoj në këtë punë sepse këtu jemi rritur”.

    A ka edhe të AAK-së, apo të Nismës?

    ”Ndoshta ka, kur është parja  krejt po bashkëpunojnë, po e gjejnë gjuhën e përbashkët. Sot po thonë se kryeshefi është i Vetëvendosjes apo ka bashkëpunuar me dikë tjetër, por s’dihet për ata. Krejt lidhen bashkë, nuk mund të bëjë përjashtim”.

    Shala tutje deklaroi se në qeverisjen në ardhje, nëse punohet, mund të bëhet pastrim i kësaj kaste të njerëzve që shkelin ligjin, njofton Klan Kosova.

    ”Nëse forcohet drejtësia dhe i  jepet krah prokurorisë,  pastrohet. Nëse kemi prokurorë dhe hetues patriota që e duan vendin, brenda vitit kjo kastë ndalohet”.

    ”Sepse nëse këta njerëz janë marrë dhe lëshohen pas 48 orësh, pse mos me e ba ai tjetri. 48 orë, 400 mijë euro në xhep!”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.