Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shahini: VV ka bërë fushatë kundër meje dhe Gent Cakaj

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Besa Shahini dhe Gent Cakaj nga Kosova, u emëruan si ministra në Qeverinë e Shqipërisë që drejtohet nga Edi Rama.

    Shahini nuk e çoi deri në fund mandatin e saj si Ministre e Arsimit, derisa Cakaj edhe sot e kësaj dite është ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës pasi nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta.

    Por, Shahini thotë se as njëri dhe as tjetri nuk janë raste mossuksesi, derisa shton se Lëvizja Vetëvendosje bëri fushatë të vrazhdë kundër tyre.

    “Unë nuk e shoh si një rast mossuksesi as njërin dhe as tjetrin, por të dy kemi situata krejt të ndryshme prej njëri-tjetrit. Genti u pengua nga presidenti dhe nga politikat ditore. Pati një kampanjë shumë të vrazhdë nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër të dyve, e cila reflektoi te vendimi i presidentit që të mos e dekretojë si ministër”.

    Sipas Shahinit, në dokumentin që e nxori presidenti Meta, ishin pak a shumë të njëjtat fjalë që i nxori VV-ja, kur e nxori sipas saj, deklaratën negative kundër Cakajt, “që nuk mund të jetë Ministër i Punëve të Jashtme”.

    “Unë kam vendosur që të tërhiqem, para se të futemi në proces zgjedhor, janë ndryshe strukturalisht si probleme. Nëse e marrim perspektivën pozitive, që unë e kam për gjithë këtë projekt, mendoj që çdo projekt në fillim të tij, has në sfida të ndryshme të cilat tejkalohen rrugës dhe mësohen mësime, për të mos u përsëritur në të ardhmen. Si projekt, që ka filluar shumë ambicioz dhe ka treguar vullnetin e kryeministrit Rama dhe PS-së që të ndërmarrë hapa drejt përfshirjes së shqiptarëve, jashtë kufijve të Shqipërisë në qeverisjen në Shqipëri, ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm”.

    Shahini vlerëson se megjithatë projekti për përfshirjen e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri ishte i suksesshëm.

    “Mund ta quani dështim. Një projekt, që ka filluar për herë të parë ka dhënë rezultat të kënaqshëm dhe ka bërë një kapërcim në këtë idenë e mundësisë së përfshirjes së shqiptarëve, në pozita të larta vendimmarrëse edhe nga jashtë kufijve të atij vendi. Një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen edhe në Kosovë – nuk është më një çudi dhe një projekt që do të habisë njerëzit”.

    “E kemi bërë një kapërcim te pjesa shoqërore dhe kulturore, ndoshta nuk e kemi bërë kapërcimin politik, aq sa është dashur dhe ky projekt nuk ka rezultuar politikisht aq suksesshëm sa ka pasë ambicie në fillim, por që e ka ndryshuar qasjen që njerëzit e kanë ndaj një shkëmbimi të tillë është plotësisht e vërtetë”.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e tri veturave me targa RKS, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2023
    Shoqata Sindikale e QKUK-së ka shprehur pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë ë shkak të mos përfshirjes së shtesave...
    Lajme31 Mars 2023
    Nëpër xhami nesër do t’u bëhet thirrje besimtarëve t’i bashkohen “Marshit për drejtësi” Bashkësia Islame e Kosovës i ka dhënë përkrahje marshit...
    Të tjera
    Kronika31 Mars 2023
    Në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës të një gruaje dhe ia ka marrë...
    Lajme31 Mars 2023
    Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve...
    Lajme31 Mars 2023
    Zyrtari i Gjendjes Civile në Fushë Kosovë, Latif Ibrahimi është deklaruar i pafajshëm, të premten në shqyrtimin fillestar, në rastin ku po...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se liderët evropianë janë afër fillimit të shqyrtimit të mundësisë së "anëtarëve të Bashkimit Evropian të...
    Lajme31 Mars 2023
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, mendon se pas marrëveshjes së Ohrit vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo ka bërë...
    Vip31 Mars 2023
    Luizi nuk do ndalet derisa të nxjerrë jashtë Dean, sepse siç e ka thënë disa herë në shtëpi, ai do marrë “hakun”...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.