×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Administrata e Trupmit, i’a ka hapur derën kërkesës së Serbisë për lëvizje të kufijve, kjo është e rrezikshme!

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian është leva pa të cilën Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i çojnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ka thënë eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në intervistën e javës për “Kohën Ditore”.

    Ndërkaq Bashkimit Evropian, sipas tij, i duhet prestigji amerikan në finalizimin e këtij procesi.Serwer ka vlerësuar se mungesa e qëllimit të përbashkët mes BE-së dhe SHBA-së mund të shkaktojë dëme serioze jo vetëm në raportet mes dy vendeve, por në tërë rajonin.

    Serwer e ka quajtur ide të keqe thirrjen e takimit nga Grenell më 27 qershor, shkruan KOHA.

    “Askush nuk duhet të negociojë ndonjë gjë të rëndësishme me një administratë amerikane, e cila mund ta humbasë fuqinë e saj në më pak se 5 muaj”, ka thënë ish-diplomati amerikan.Profesori amerikan në universitetin “Johns Hopkins” në Washington vlerëson se lidershipi i Kosovës, veçanërisht qasja refuzuese e presidentit Thaçi ndaj ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, i ka kontribuar garës për primat BE-SHBA.Ai ka shtuar se Grenelli po përpiqet të sigurojë një shfaqje diplomatike për Trumpin para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    Analisti amerikan thotë se administrata aktuale ia ka hapur derën kërkesës së Serbisë për lëvizje të kufijve, gjë të cilën e konsideron të rrezikshme. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, Serwer ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Putin, do të kërkojë një çmim të lartë në këmbim të vetos. Çmimi mund të jetë njohja e mundshme nga SHBA-ja e “pavarësisë” së Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, si dhe legjitimimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të vizitojë Manastirin e Graçanicës, do të...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan. Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij. Këtë Haradinaj...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur. Të njëjtit i kanë gjetur një revole me 3 copë fishekë. Me...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2023
    Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq janë tre serbët e dyshuar për krime lufte për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës. Personat G. H., 25-vjeçar dhe...
    Kronika23 Shtator 2023
    Një prizrenas ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar...
    Sport23 Shtator 2023
    Një tribunë e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit është shembur gjatë ditëve të fundit. U përurua në vitin 2019,...
    Vip23 Shtator 2023
    Afrona Dika ditët e fundit po i kalon në një nga ishujt më të pasur të Islandës. Ajo nuk e bëri publike...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.