×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia në BE deri në vitin 2030 nëse pranon planin evropian!

    FrontOnline
    30 Janar 2023

    Perspektiva e qartë e anëtarësimit të Serbisë në BE, investimet në sektorin energjetik dhe lirimi i varësisë nga Rusia në atë zonë, ardhja e kompanive amerikane dhe evropiane janë pjesë e asaj që Serbia mund të presë nëse bie dakord me propozimin perëndimor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan sot Qendra Hulumtuese dhe Botuese Demostat.

    Duke iu referuar burimeve të saj diplomatike, Demostat shton se janë të sakta deklaratat për pasojat e mundshme për Serbinë nëse nuk e pranon marrëveshjen, të cilat përfshijnë ndërprerjen e integrimeve evropiane, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, kthimin e regjimit të vizave. Marrëveshja për Fondin Monetar Ndërkombëtar do të ishte e diskutueshme, transmeton FrontOnline.

    Sipas Demostat, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kanë thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një takim në Beograd se, nëse Serbia e pranon planin evropian, mund të hyjë në BE deri në vitin 2030.

    Sipas burimeve të kësaj qendre, Serbia në ndërkohë do të përfshihej hap pas hapi edhe në strukturat e tjera evropiane, siç është tregu i përbashkët evropian, që nënkupton qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve.

    Nëse Beogradi do ta refuzonte planin perëndimor për Kosovën dhe do të tregonte se nuk është konstruktiv në dialogun me Prishtinën, do të kishte pezullim dhe tërheqje të investimeve evropiane dhe amerikane.

    “Gjegjësisht, tashmë ka kompani që i kanë ndërprerë planet për investime në Serbi deri në njoftimin e dytë, para së gjithash për shkak të mospërputhjes së politikave të jashtme dhe të sigurisë, që sjell rrezik të shtuar të të bërit biznes në vendin tonë. Refuzimi i negociatave për një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte një flamur i kuq shtesë për komunitetin e biznesit që planifikon të bëjë biznes ose tashmë vepron në Serbi”, shkruan Demostat.

    Kjo qendër pretendon se plani franko-gjerman, i cili doli në media javën e kaluar, nuk është autentik dhe as marrëveshja përfundimtare që do të gjendet në tryezën e bisedimeve.

    Marrëveshja do të përfshijë një klauzolë që thotë se asnjëra palë nuk do të bllokojë apo inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e tjetrës në rrugën e saj drejt BE-së dhe se marrëveshja nuk do të përmend njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB./FrontOnline/

     

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.