×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia mbështet fushatën e Adriana Hoxhiqit në Kosovë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Një kompani serbe po ia mbështet fushatën Adriana Hoxhiqit, në Kosovë

    Serbia është duke e mbështetur fuqishëm Adrijana Hoxhiqin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen me 14 shkurt.

    Serbia po minon integrimin e komuniteteve, duke i instrumentalizuar pakicat dhe shfrytëzuar mundësitë e gjëra të cilat Kushtetua e Kosovës, përmes diskriminimit pozitiv, ka paraparë për to.

    Serbia përveç 10 mandateve të garantuara për serbët, tani përmes ndërhyrjeve, manipulimeve, kërcënimeve e shantazheve të ndryshme, synon që të marr edhe 3 apo 4 deputet të pakicave të tjera.

    Për këtë qëllim, janë formuar iniciativa dhe ka plane konkretet për ndërhyrje në terren, mësynim të orientimit të votave tek kandidatë e caktuar përmes veprimeve kriminale, manipulimeve të ndryshme, përfshirë votat më postë nga Serbia, raporton Syri.net.

    Ajo ka ndarë pako ushqimore në disa lokalitet në Pejë dhe Prizren, është duke tentuar që të shfrytëzoj edhe elementin fetar promovim të inciativës së saj. Synimi i saj, është që pas zgjedhjes eventuale si deputete, t’i bashkohet grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, apo të punoj për interesa të tyre, duke u shndërruar në një “Kalë të Trojës”, në përfaqësimin e komuniteteve jo serbe në Kuvend.

    Nga Serbia, është e angazhuar produksionit medial “EMOTE”, për ofrimit të mbështetjes për Adrijana Hoxhiqin dhe iniciativën qytetare me të cilën garon.

    Dyshimet për përfshirje në aktivitet kriminale

    Adrijana HOXHIQ përgjatë viteve të fundit, dyshohet se është përfshirë në abuzime të ndryshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, në bashkëpunim me grupe kriminale dhe struktura tjera që dirigjohen nga Serbia në veri.

    Eksitojnë dyshime se keqpërdorimet kapin shumat milionëshe, për të cilat mund të ketë hetime nga institucionet relevante. Dyshimet për keqpërdorimin e rreth dy milion eurove(të cilat kinse janë ndarë për menaxhimin e pandemisë), janë ngritur edhe në Asamblenë Komunale të Mitrovicës Veriore në vjeshtën e vitit 2020.

    Lojalitetin ndaj Serbisë, ajo e ka treguar edhe me rastin e votimeve për Parlamentin e Serbisë.

    Përveç të komuniteti boshnjak, Serbia synon që të ndikoj edhe komunitet tjera, përfshirë RAE dhe atë goran.

     

    Image

     

     

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Kuvendi Komunal i Drenasit të enjten ka vendosur t’i japë në shfrytëzim 51 prona komunale për 99 vjet pavarësisht kundërshtimeve të opozitës...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, për periudhën janar-gusht 2024, vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro. ATK-ja ka thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Aksioni i realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia dhe Prokuroria përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve për ‘fajde’ dhe ‘organizim të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....
    Lajme19 Shtator 2024
    Dëshmitari Halim Berisha, në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, e ka konfirmuar se në vitin 2006 kishte kërkuar azil në Francë. Megjithatë,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.