[wp-story]

Lajme

Serbët po e shembin me bager Kalanë e Novobërdës (Foto)

Serbët po e shembin me bager Kalanë e Novobërdës (Foto)
12:16 | 05 Shtator 2019

Kompania serbe nga Beogradi e cila ishte kontraktuar nga UNESCO për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, duket se ka nisur ta shkatërroj atë.

Kompania KOTO nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar ta restauronte Kalanë, ka filluar që ta dëmtojë atë me eskavator, kur reastaurimi veç kishte përfunduar, raporton Magazina.al

Pas veprimit të kompanisë, insitucionet e Kosovës i kishin ndërpre punimet, duke ja shkëputur kontratën kompanisë serbe, por duket se ata nuk janë ndalur dhe siç shihet, Kalaja është duke u shkatërruar me eskavator nga e njejta kompani.

Kujtojmë se kjo kala kishte ngjallur reagime në Serbi, pasi institucionet e Kosovës kishin vendosur flamurin e Kosovës në të, e ky veprim nga Beogradi ishte parë si provokim nga ana e Kosovës.

/Magazina.al/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera