[wp-story]

Lajme

Senatorët amerikanë në Prishtinë: Marrëveshja Kosovë- Serbi me sakrifica, por jetike për të dy vendet

Senatorët amerikanë në Prishtinë: Marrëveshja Kosovë- Serbi me sakrifica, por jetike për të dy vendet
16:44 | 04 Shtator 2019

Senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy po qëndrojnë në Prishtinë.

Pas takimit me liderët kosovarë, ata kanë dhënë mesazhe të qarta për vazhdimin e dialogut.

“Ne jemi këtu të japin përkrahjen tonë për këtë vend për ketë regjion. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i arritjes së një prosperiteti për qytetarët e të dyja vendeve”, tha senatori Ron Johnson.

Nga ana tjetër, senatori tjetër, Chris Murphy tha se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai thë se marrëveshja është jetike për të dyja vendet.

“Ne jemi miq me Kosovën dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Ne presim që ky dialog të jetë produktiv dhe i suksesshëm midis dyja vendeve me qëllim që dyja vendet të zhvillohen ekonomikisht. Ne e dhamë këtë mesazh të qartë edhe në Serbi edhe në Kosovë”, tha ai.

Johnson e Murphy në Prishtinë folën edhe për zgjedhjet, nga ku u bënë thirrje qytetarvëe të Kosovë që të votojnë, ngase sipas tyre kjo është për të mirën e të ardhmen e tyre.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera