×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senati i SHBA-së nis rezolutë për ta shpallur gjenocid trajtimin e myslimanëve ujgurë në Kinë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Senatorët amerikanë po synojnë që përmes një rezolute ta shpallin gjenocid trajtimin që Kina po ua bën pakicës ujgure dhe komuniteteve tjera myslimane që flasin gjuhë turkike pas dyshimeve se rreth një milion njerëz po mbahen të mbyllur në kampe të ndalimit.

    Në tekstin e kësaj rezolute, e cila ende nuk është miratuar, thuhet: “Fushata e Kinës kundër ujgurëve, kazakëve, kirgizëve dhe pjesëtarëve të grupeve tjera të pakicës myslimane në rajonin autonom ujgur të Xinjiangut përbën gjenocid”, shkruan The Guardian.

    Kjo rezolutë u paraqit të martën nga senatorë të dy partive amerikane, ndonëse ka pak gjasë që të miratohet së shpejti për shkak se Senati tani nuk është funksional deri pas zgjedhjeve presidenciale.

    Senatori John Cornyn, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane dhe që e përkrahu këtë nismë, tha: “Kjo rezolutë i njeh këto krime ashtu siç janë dhe është hapi i parë për ta mbajtur Kinën përgjegjëse për veprimet e saj të llahtarshme.”

    Senatori demokrat, Jeff Merkley, tha se rezoluta e nisur do të tregojë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë të heshtura për këtë çështje. “Sulmi i Kinës ndaj ujgurëve dhe grupeve tjera të pakicës myslimane – vëzhgimi, burgosja, tortura dhe kampet e detyrueshme të riedukimit – është gjenocid, qartë dhe thjeshtë”, tha ai.

    Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi një milion ujgurë lëngojnë në kampet në rajonin Xinjiang, sepse Pekini mundohet që me forcë ta integrojë këtë komunitet në kulturën kineze dhe t’ia zhdukë trashëgiminë islame, transmeton Gazeta Express.

    Sidoqoftë, Kina e ka mohuar këtë shifër dhe këto kampe i ka përshkruar si qendra të aftësimit profesional, ku njerëzve u mësohen aftësitë për ta parandaluar joshjen nga radikalizmi islamik pas një vargu sulmesh.

    Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar kampet ku po mbahen ujgurët dhe ka vendosur sanksione ndaj sekretarit rajonal të Partisë Komuniste në Xinjiang, Chen Quanguo, por trajtimin e kësaj pakice nuk e ka shpallur gjenocid deri më tani.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.