×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sëmundja e pashpjegueshme ndërpret testimin e vaksinës kundër Covid-19

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Gjigandi i farmaceutikës, Johnson & Johnson, ndërpreu testimin e fazës së fundit të vaksinës për COVID-19, pasi një prej pjesëmarrësve u diagnostikua me një sëmundje të pashpjegueshme.

    Ndërprerja u raportua fillimisht nga faqja në internet Stat, e cila kishte marrë një dokument që kompania ua kishte dërguar ekspertëve të jashtëm.

    Kompania Johnson & Johnson sapo e kishte filluar testimin në shkallë të gjerë të vaksinës së saj eksperimentale me një dozë të vetme. Në testim u përfshinë 60 mijë vullnetarë nga mbi 200 vendndodhje në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, si Argjentinë, Brazil, Kili, Meksikë dhe Afrikë e Jugut.

    Kompania tha në një deklaratë se të ashtuquajturat “zhvillime jo të favorshme”, si sëmundjet dhe aksidentet janë pjesë e pritshme e një studimi klinik, në veçanti kur përfshin një numër kaq të madh pjesëmarrësish. Kompania gjithashtu tha se ndërprerja është e llojit studimor dhe jo një ndërprerje klinike që vendoset nga një agjensi zyrtare e shëndetësisë.

    Duke qenë se jepet me një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka avantazhe domethënëse mbi tre vaksinat e tjera potenciale, për të cilat do të duhen dy doza. Vaksina me një dozë gjithashtu nuk do të duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta, duke e bërë kështu më të lehtë përdorimin e saj në një fushatë imunizimi masiv.

    Testimi i vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson është e dyta që vendoset në pauzë pasi një vullnetar u sëmur pas marrjes së vaksinën. Edhe kompania farmaceutike me seli në Shtetet e Bashkaura, AstraZeneca, ndali testimin e saj të fazës së fundit të një vaksine të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit muajin e kaluar, pasi një vullnetar në Britani u diagnostikua me “mielit transvers”, një sindromë inflamatore që prek shtyllën kurrizore dhe që shkaktohet shpesh prej infeksioneve virale.

    AstraZeneca e ka rifilluar testimin e vaksinës në Britani, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut, por jo në Shtetet e Bashkuara.

    Ndërkohë, një studim i ri sugjeron se një person që e ka kaluar COVID-19 mund të preket sërisht nga sëmundja. Një raport i publikuar të hënën nga revista mjekësore Lancet për sëmundjet ngjitëse zbulon se një 25-vjeçar në shtetin amerikan Nevada, u testua fillimisht pozitiv me COVID-19 në muajin prill, si dhe për të dytën herë në qershor, me simptoma edhe më të rënda, për shkak të të cilave u vendos në oksigjen.

    Studiuesit thonë se ai u infektua nga dy variante të ndryshme të koronavirusit, por mjekët nuk janë të sigurtë se përse infektimi i dytë ishte më i rëndë. Ai mund të jetë ekspozuar me një dozë më të madhe të virusit, ose ndoshta varianti i dytë ishte me i rëndë se i pari.

    Ky është rasti i parë i konfirmuar i ri-infektimit me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, dhe vetëm i pesti në botë, pas rasteve të mëparshme në Belgjikë, Holandë, Hong Kong dhe Ekuador. Studiuesit thonë se këto ri-infektime sugjerojnë se ekspozimi i mëparshëm ndaj koronavirusit “nuk përkthehet detyrimisht në një imunitet të plotë të garantuar”.

    Studimi i revistës Lancet duket se mbështet një paralajmërim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundër strategjisë së imunitetit në masë për të ndalur pandeminë e koronavirusit, një strategji e cilësuar si joetike nga OBSH-ja.

    Në një seancë informimi të hënën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se zyrtarët e shëndetësisë duhet të përpiqen të arrijnë imunitetin vetëm nëpërmjet vaksinimit, dhe jo nëpërmjet ekspozimit të njerëzve ndaj virusit.

    Imuniteti në masë krijohet kur një popullsi është e mbrojtur nga virusi pasi gati të gjithë individët kanë krijuar një imunitet minimal.

    “Asnjëherë në historinë e shëndetit publik nuk është përdorur imuniteti në masë si një strategji reagimi ndaj një përhapjeje, dhe jo më ndaj një pandemie. Është problematike nga pikëpamje shkencore dhe etike”, tha Dr. Tedros.

    OBSH-ja vlerëson se rreth 10% e popullsisë së botës është prekur nga koronavirusi. Nuk dihet ende se çfarë përqindjeje infeksioni nevojitet për të arritur imunitetin në masë.

    Zoti Tedros vuri në dukje se për t’u arritur imuniteti në masë nga fruthi, u vaksinua rreth 95% e popullsisë, ndërsa për polion, pragu ishte rreth 80%.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.