×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj thotë se sondazhet janë lojra politike

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me qasjen e saj ndaj KQZ-së dhe PZAP-së po përgatitet që sipas tij “ta mbulojë” dështimin në zgjedhje.

    “LVV ka ngrit pritje që mund të fitojë 51% dhe është e vetëdijshme që mund të mos ndodhë kjo. Tash po krijon situata të vështira që të mos zhgënjehet populli çfarëdo që të ndodhë më 14 shkurt. Këtu është krejt. Është skenar i një loje politike për të krijuar një situatë për të menaxhuar reagimin si rezultat i zhgënjimit total në zgjedhje”, është shprehur Selmanaj.

    Selmanaj në Rubikon ka thënë se mbështetja ndaj LDK-së po rritet nga dita në ditë dhe që ka theksuar se sondazhet e realizuara deri më tani nuk po e shpërfaqin të vërtetën.

    “Jemi në proces zgjedhor duhet  ta presim 14 shkurtin.  Jam i bindur se sondazhet që po realizohen nuk kanë të bëjnë me realitetin në terren. Rezultati është krejtësisht ndryshe”.

    “Trendi i rritjes së LDK-në në terren ekziston. LDK është strukturë e madhe. Trendi është më pozitiv çdo ditë”.

    Ai ka thënë se janë duke punuar për t’i fituar zgjedhjet, duke shtuar se prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në pranverën e 2020-ës ka qenë ndër vendimet më të mëdha të LDK-së.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së sotme. Njoftimi u bë publik nga ministria e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.