Front TV

Selmanaj: Taksa të mbetet, Kurti mos t’i dorëzohet presionit të Serbisë (Video)

Selmanaj: Taksa të mbetet, Kurti mos t’i dorëzohet presionit të Serbisë (Video)
15:19 | 10 Shkurt 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, në një intervistë për Front Online ka thënë taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet dhe e njëjta të zëvendësohet me reciprocitet ashtu siç ka propozuar kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se partia e tij është për të mbetur taksa edhe pse ka thirrje nga ndërkombëtarët që ajo të largohet.

Tutje, ai ka folur edhe për rolin e kësaj partie tani në opozitë. Tha se për veprimet në rast të ndonjë marrëveshje që konsiderohet e dëmshme do të koordinohen brenda partisë së tij derisa për taksën tha se mund të ketë seancë të jashtëzakonshme.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për rezultatin elektoral të kësaj partie, për të cilin Selmanaj thotë se e respekton vullnetin e qytetarëve.

Por megjithatë, Selmanaj thotë se është e çuditshme se si nuk fitoi AAK-ja, pasi që, siç thotë ai, Qeveria Haradinaj mori dy vendime jashtëzakonisht të rëndësishme: taksën ndaj Serbisë dhe qëndrimin për mosndryshim të kufijve.

Intervista e plotë:

Front Online: z. Selmanaj, në legjislaturën e shtatë të Kuvendit ju bashkë me PDK-në e Nismën jeni opozitë. AAK-ja edhepse garoi në zgjedhje bashkë me PSD-në nuk arriti të dalë ndër partitë e para fituese. Cili mendoni se është shkaku?

Rasim Selmanaj: Ky është vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ne e respektojmë, megjithatë ne si parti politike kemi pritur rezultate më të mira, ky ishte rezultati dhe normal që e respektojmë dhe tani jemi parti tash në opozitë. Për neve është pak e çuditshme pse kemi dalur në opozitë për shkak se në qeverisjen Haradinaj ka pasur vendime jashtëzakonisht të rëndësishme siç ishte vendimi për taksën pastaj qëndrimi i Haradinajt për mos ndryshimin e kufijve pra për dialogun dhe shumë vendime e ligje të rëndësishme. Por ja që kjo nuk është vlerësuar nga qytetarët, ky ishte vullneti të cilin ne e respektojmë.

Front Online: Keni qeverisur me vendin dhe një nga vendimet që mbahet mend është taksa 100 % ndaj produkteve serbe. Tani kryeministri Kurti ka paralajmëruar heqje të taksës dhe vendosje të reciprocitetit. Nëse bëhet kjo, si do të veprojë AAK-ja?

Rasim Selamanaj: Ne mendojmë që është vendim i gabuar që do të heqë taksën, sepse ishte një vendim shtetëror për me iu kundërvu Serbisë. Përtej kësaj në qoftëse taksa hiqet atëherë do të dobësohet pozicioni i Kosovës në dialog me  Serbinë. Mirë do të ishte që taksa me mbet  deri në njohje, të ndodh kjo para se me ndodh dialogu. Është keq me u dorëzuar para Serbisë, në fakt ata e kanë vu si kusht me e heq taksën. Nëse duhet, taksa të mbetet në fuqi. Ndërsa, sa i përket reciprocitetit ne nuk jemi kundër edhe pse nuk i dimë detajet, do të ishte mirë që z.Kurti me ardh me i dhanë të gjitha sqarimet e hollësishme  edhe për reciprocitetin edhe me e pa se sa ia vlen kjo masë me u aplikuar ndaj Serbisë. Ka qenë kërkesë edhe më herët që të hiqet taksa, por megjithatë ishte vendim sovran i shtetit të Kosovës edhe miqtë tanë ndërkombëtar kur e shohin që ne jemi të vendosur  ata do ta respektojnë dhe taksa të mos hiqet, për shkak se mund të hymë në dialog dhe çështja e marrëveshjes mund të kryhet shumë shpejt, prandaj është e padrejtë insistimi ose presioni që bashkësia ndërkombëtare e bënë vetëm ndaj Kosovës por jo ndaj Serbisë. Ne me e hjek taksën pa as një kusht, ndërsa ata në fakt bëjnë politik agresive për njohjen të Kosovës, mendojë që edhe qasja e bashkësisë.

Front Online: Si do të silleni në opozitë, nëse hiqet taksa dhe për të tjera marrëveshje që konsideroni se janë në dëm të Kosovës. A do t’i ktheheni gazit lotësjellës e metodave të tjera ashtu siç keni bërë para sa vjetëve, sidomos për Demarkacionin të cilin e votuat pastaj?

Rasim Slemanaj: Veprimet opozitare, shohim se cilat veprime do t’i ndërmarrim, por meqë bëhet fjalë për taksën oshtë e mundshme  që të kemi një seancë të jashtëzakonshme dhe veprimet të tjera  mbetet me u diskutu brenda grupit se cilat do t’i ndërrmarrim. Sa i përket çështjes së Demarkacionit, ne e kemi votuar një version të ri të Demarkacionit, jo të Murat Mehës sepse ligji i cili është votuar në Parlament i ka 3 nene, është ajo e Murat Mehës janë të gjeturat e Shpejtim Bulliqajt edhe deklarata 2 e Presidentëve. Kështu që ne me ligj që e kemi votuar. Qeveria është e obliguar që ta bëjë rishikimin e kufirit me Malin e Zi do të thotë drejtim të Kullës dhe të Çakorrit./Front Online/

 

 

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera