×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Për çështjen e presidentit diskutohet pas lirimit të postit

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj është deklaruar në lidhje me mundësinë e hyrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion qeverisës.

    Ai ka thënë se për momentin përfshirja e PDK-së opozitare në qeverinë Hoti nuk është duke u diskutuar.

    “Këto tema nuk janë të hapura dhe nuk ka nevojë pasi koalicioni është stabil edhe pse të tjerët (Lëvizja Vetëvendosje) na quajnë ilegale dhe ilegjitime” ka thënë Selmanaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    Sa i përket zgjedhjes së presidentit pasi Hashim Thaçit t’i skadojë mandati në fillim të vitit të ardhshëm, Selmanaj u shpreh se për çështjen e presidentit do të diskutohet pasi të lirohet posti i presidentit.

    “Duhet të bisedojmë nëse do të shkojmë në zgjedhje, a po e zgjedhim një president koncensual apo të arrijmë një marrëveshje politike për të zgjedhur presidentin”, u shpreh ai./kp/

    Sa i përket votës pro të deputetit Haxhi Shala për formimin e Qeverisë Hoti, e cila ishte vendimtare për sigurimin e numrave, Selmanaj tha se ajo ishte e papritur, pasi ishin njerëzit e LDK-së ata që e zhgënjyen partinë dhe jo subjektet e tjera politike.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Patrioti, ish-i burgosuri politik, ushtari e ish-komandanti i UÇK-së Nasim Haradinaj vjen në një rrëfim emocionues, të padëgjuar më parë, rreth aktivitetit...
    Lajme26 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.