Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar me vetëm një fotografi e rresht nga Kuvendi i Kosovës pasi deputetët e Vetëvendosjes kanë rrahur tavolinat në përpjekje për të pamundësuar pjesëmarrjen e tij në Kuvend.
Ai ka publikuar një fotografi me deputetët e partisë së tij dhe krahas fotografisë shkroi: “Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK”.
Vetëvendosje ka thënë se nuk do të lejojnë të mbahet asnjë seancë në Kuvend derisa Selmanaj të jetë aty.
Megjithatë, ai kishte deklaruar se do të jetë aty meqë “Kuvendi është tempulli i demokracisë”.