Front TV

Selmanaj i kërkon Kurtit t’i ndalë militantët që po u bëjnë presion me sms deputetëve të LDK-së

Selmanaj i kërkon Kurtit t’i ndalë militantët që po u bëjnë presion me sms deputetëve të LDK-së
15:34 | 25 Mars 2020

Në një grup në ‘facebook’ të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje janë publikuar numrat e telefonave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në atë grup është kërkuar që t’iu dërgohen mesazhe të gjithë deputetëve që të mos e votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

E 113 mesazhe të tilla kanë shkuar në adresë të deputetit të LDK’së, Driton Selmanaj.

Për një gjë të tillë ka treguar vetë ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, duke i kërkuar Kurtit që të ndalë propagandën që po bëhet nga militantët te Vetëvendosjes.

“Z.kryeministër ndaleni propagandën, 113 sms-a i kam marrë deri tash. Edhe prej zvicrës kanë nis mem ardhë mesazhe”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka treguar se në këto mesazhe i është thënë ‘mos ma vjedh votën’.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera