×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj – Bajqinovcit: Të respektoj katërfish më shumë prej kur u fotografove me Adem Jasharin më 2020

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosoës, Driton Selmanaj, ka marrë fjalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka folur për disa suksese, siç i quan ai, të Qeverisë Hoti. E pasi deputeti Mefail Bajqinovci i replikoi Selmanajt, ky i fundit ia ktheu Bajqinovcit duke i thënë se e respekton katërfish më shumë prej momentit kur është fotografuar me Adem Jasharin në vitin 2020.

    Driton Selmanaj tha para deputetëve se Qeveria Hoti solli rezultate të mira në fushën e diplomacisë.

    Ndërkohë, Mefaail Bajqinovci i tha Selmanajt “Leje zëvendëskryeministër se nuk keni letërnjoftima që dy vjet për popullin e Kosovës. Jeni që dy muaj pa patentëshofer, e na flisni neve për suksese të qeverisë”.

    Selmanaj mori fjalën për t’i replikuar Bajqinovcit ku i tha se respekti i tij është katërfishuar në momentin që Selmanaj doli në fotografi me komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jasharin, në vitin 2000.

    “Unë ju kam respektuar shumë edhe më parë kur jeni marrë me aktivitete të ndryshme. Por, respekti juaj më është katërfishuar në momentin kur keni dalë në fotografi me Adem Jasharin në vitin 2020”, i ka thënë Selmanaj Bajqinovcit.

    Kujtojmë se Mefail Bajqinovci në marsin e këtij viti publikoi një fotografi me vëllaun e komandatit Adem Jashari – Rifat Jasharin. Por, në mbishkrimin e fotografisë ia huqi duke shkruar “Me bacën Adem”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Të tjera
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, në fjalën e tij në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së, ka folur...
    Lajme18 Janar 2025
    Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), ka shprehur shqetësim lidhur me efektet e Ligjit për Çmimin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk...
    Vip18 Janar 2025
    Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar pas shpalljes së pesë finalistëve të sezonit të...
    Sport18 Janar 2025
    Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot në program në top-5 ligat më të forta evropiane të futbollit. Në Premierligë, Arsenali...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.