×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi takohet me Abbottin, flasin për fuqizimin e sistemit të drejtësisë

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Ministri i Drejtësisë Selim Selimi është takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott me të cilin ka diskutuar për punët, sfidat dhe prioritetet e tij për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Selimi ka përmendur angazhimin e tij në avancimin e kornizës ligjore që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë, identifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe trajtimin me prioritet të lartë të masave që ka prodhuar nisma reformuese e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit disa prej të cilave do të finalizohen gjatë njëqind ditorit të parë të qeverisjes.

    Ai gjatë këtij takimi tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i shtetit të Kosovës, në veçanti Ministrisë së Drejtësisë, andaj në këtë kontekst ministri kërkoi që Britania të jetë përkrah Kosovës edhe në procesin e llogaridhënies.

    “Qeveria Britanike mbetet partner kyç ndërkombëtar që mbështet konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Andaj, për ne është e rëndësishme që procesi i llogaridhënies të bashkëdyzohet me hisedarët tjerë, siç janë Britania e Madhe, ShBA-ja dhe BE-ja, të cilët kanë kontribuar për një kohë të gjatë në Kosovë”.

    Ambasadori Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner për Kosovën në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.