×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi merr vendim për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot në festën e Flamurit, ka nënshkruar vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës.

    Ministri Selimi nënshkruan vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës

    Ministri Selimi, këtë vendim e ka nënshkruar duke e bërë me dije edhe një herë se ndarja në mes të shqiptarëve nuk ekziston dhe se 28 Nëntori është data më e mirë identifikuese e të gjithë shqiptarëve.

    “Këtë vendim po e nënshkruaj si dëshmi se me kujdesin e duhur për vëllezërit tanë të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu amë, mund të realizojmë kërkesat e ligjshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Luginës” tha Ministri Selimi.

    Me nënshkrimin e këtij vendimi, Ministri Selimi ka realizuar një premtim të cilin ua kishtë dhënë shqiptarëve të Preshevës gjatë vizitës së tij, duke iu siguruar për mbështetjen e tij të pakursyer.

    Me rikthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, qytetarëve të kësaj komune iu garantohet mbrojtje më kuptimplotë e të drejtave të tyre, gjykim i drejtë dhe qasje me e shpejtë në drejtësi.

    “Jemi bashkë, duke mos kursyer asgjë për t’iu bërë ballë presioneve të vazhdueshme të shtetit serb dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës” ka theksuar Ministri Selimi.

    Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës në fusha të përbashkëta të interesit kombëtar, sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave legjitime të tyre si qytetarë të barabartë./FrontOnline/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Të tjera
    Sport27 Mars 2024
    Futja e më shumë minutave shtesë në Ligën Premier nënkuptonte një gjë, më shumë dramë. Ndërsa si neutral, një gol në kohën...
    Lajme27 Mars 2024
    Javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj doli me një ide për koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, por...
    Lajme27 Mars 2024
    Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Unë...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti s’ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij. “Ne i kemi dhënë kryeministrit...
    Lajme27 Mars 2024
    Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi sfidën e parë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.