×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Selakoviq: Serbia s’e shkel marrëveshjen e Washingtonit, por s’jemi vëzhguese memece

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, deklaroi sot se Serbia po i përmbahet detyrimeve të saj nga marrëveshja e Washingtonit, por ai thekson se nëse të tjerët nuk i përmbahen këtyre detyrimeve dhe se Serbia nuk do të jetë, siç tha ai, “kukull voodoo” dhe “vëzhguese memece”. raporton Tanjug.

    Në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me homologun e tij maqedonas, ministrin shqiptar Bujar Osmani, ai komentoi pretendimet e mediave atje se pesë vende në botë janë të gatshme ta tërheqin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    I pyetur nëse kjo do të thotë që Beogradi do ta vazhdojë fushatën në luftën për çnjohjet, sepse Prishtina po vazhdon aktivitetet e lobimit në nivelin global për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, gjë që ishte pezulluar nga marrëveshja e Washingtonit, Selakoviq tha se Serbia po vepron si partner dhe shtet i besueshëm, ndërsa shtoi se duhet t’i përmbahen asaj që është rënë dakord, “që do të thotë se nuk jemi dikush që shkel marrëveshjet”.

    “Ne jemi duke iu përmbajtur detyrimeve tona nga marrëveshja e Washingtonit, megjithatë, nëse të tjerët nuk u përmbahen atyre, nuk duhet të presim që të jemi vetëm një kukull voodoo dhe një vëzhgues memece”, tha shkurtimisht Selakoviq.

    Ai shtoi se Beogradi i jep përparësi absolute dialogut si mënyrë për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, si çështjet e brendshme ashtu edhe ato rajonale me interes për Serbinë.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.