Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro. Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë një djalë 24-vjeç, me origjinë shqiptare dhe nëna e tij, me banim në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar.
Hetimi për ekzistencën e një grupi të trafikimit të drogës nisi pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prangosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër. 24-vjeçari u ndalua, pas vëzhgimit për rreth dy ditë dhe u vu re se ai komunikoi me një tjetër person, që nuk ishte i zonës dhe e ftoi atë ta ndiqte.
Të dy personat e dyshimtë u ndoqën derisa arritën para një shtëpie në qendër të Gualdo Tadino, ku një djalë u afrua me një zarf në dorë. Ata u futën në banesë dhe në këtë moment policia ndërhyri. Ata tentuan arratisjen, por u neutralizuan menjëherë.
Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi dy kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro në dhomën e nënës. Të tre u arrestuan për mbajtje dhe trafikim të drogës dhe u shoqëruan në burgun e “Capanne”.

Të tjera
-
16:03 | 17 Maj 2022
-
16:03 | 17 Maj 2022
-
16:02 | 17 Maj 2022
-
16:00 | 17 Maj 2022
-
15:55 | 17 Maj 2022
-
15:53 | 17 Maj 2022
-
15:48 | 17 Maj 2022
-
15:45 | 17 Maj 2022
-
15:40 | 17 Maj 2022
-
15:37 | 17 Maj 2022
-
15:34 | 17 Maj 2022
-
15:32 | 17 Maj 2022