Kronika

Sekuestrohen armë në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Sekuestrohen armë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
13:50 | 14 Tetor 2020

Sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë.

Gjatë kontrollit janë gjetur arsenal i armëve tek i dyshuari, ku janë sekuestruar :

1.Një pushkë automatike AK-47

2. Një pushkë Gjuetie ,Zbrojovka Brno

3. Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce,Model 2803-12GGA26

4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm

5. Dy karikator te AK-47

6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë GA-12

7. Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62

8.Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb

9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë

10. Dy rrethator për vendosjen e di bollave

11. Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.

“I dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal i falënderojmë qytetare për një bashkëpunim te mire me policin e Kosovës dhe fal ndihmës se tyre është arrit, qe i dyshuari te ndalohet nga ana e policisë” thuhet në komunikatë.

Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera