[wp-story]

Lajme

Sekretari i PDK-së: Isa Mustafa disa dhjetëra miliona marka të 3 %, i bëre rrush e kumbulla

Sekretari i PDK-së: Isa Mustafa disa dhjetëra miliona marka të 3 %, i bëre rrush e kumbulla
23:00 | 13 Gusht 2019

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, zëvendësministri i Inovacionit Bujar Cakolli,  përmes një statusi një rrjetin social “Facebook” ka goditur rende kryetarin e LDK-së Isa Mustafa

Ja statusi i tij i plote:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot paska pasur një takim emocionues. Askush nuk po e kupton se, a e ka prej pagjumësisë, prej takimit me Kurtin, a e ka prej vapes së madhe, postimin që ja serviri sot, miletit ?

Një postim, e 10 – 15 akuza !
Isa Mustafa, paskak lëshuar akuza ma rand se, është vet. Të mbushet mendja që s’ka jetue në Kosovë, qysh prej kur iu bashkangjitë Bukoshit në Gjermani.

Isë bre burrë, po ja ban si ai hajni që bërtise: kapeni hajnin! Kuj po i shet mend ti ? Ti, veq për hajni mos fol, për nepotizëm, për veteran etj. Bali Isë, korrupsionistët e keqpërdoruesit e parasë publike, i ke në shtëpi, në LDK, e në institucione. Ti je mësues i tyne, dhe i tjerve

Disa dhjetra milion marka të 3 %, i bëre rrush e kumbulla, me projekte e pa projekte! Disa mijëra veteranë të luftes që i quan “FARK”, që i ke pas pague dikurë rrastë, prapë i ke futë në lista të veteranëve.

Harroje që ke me e mashtrue votuesin. Unë jam i bindur që edhe në LDK, e ma shumë në VV ka mijera anëtar që as emnin nuk donë me ta ndi.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera