×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i OVL UÇK-së: Njerëzit po na akuzojnë se ne sollëm pakot me “Dosje të Speciales”

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka dhënë detaje për futjen e pjesëtarëve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL UÇK-së.

    Ai në RTV Dukagjini ka thënë se kanë qenë në pauzë të drekës kur personat civil kanë ardhur në zyrat e tyre.

    “Ne nuk lejojmë bastisje te zyrat tona as EULEX-in e askënd pos Policisë së Kosovës. Ne nuk mund të dimë kush janë ata persona me veshje civile. Ata mund të jenë grabitës apo persona që mund t’i bëjnë dikujt atentat”, tha ai.

    Klinaku thotë se pjesëtarëve të Speciales ua kanë thënë hapur në zyre se nuk iu besojnë.

    “Ne nuk besojmë në Gjykatën Speciale”.

    Sekretari i OVL të UÇK-së ka thënë se disa persona janë duke i akuzuar se ata vet kanë inskenuar dorëzimin e dosjeve, por sipas tij kjo nuk është e vërtet.

    “Njerëzit janë duke na akuzuar se ne kemi sjellë pakon. Ne ua kemi dhënë pamjet edhe prokurorisë le ta zbulojnë personin q i solli dosjet. Nuk e di çfarë dëshmie më të madhe nevojitet të japim ne për të zbuluar këtë person”.

    Klinaku thotë se “mjerana” janë të gjithë ata që kanë votuar Gjykatën Speciale.

    “Të gjithë e dinë se Serbia ka dërguar 700 mijë dosje. Harrojeni se ato mund të jenë diçka sakta. Ata i kanë vrarë vet njerëzit e janë munduar të na lënë neve fajin”.

    Klinaku thotë se kanë porositur ish-luftëtarët që të mos flasin në Gjykatën Speciale.

    “Nëse ata kanë fakte le të na qesin përpara, por ne nuk duhet të ofrojmë fakte për ta”, tha ndër të tjera Faton Klinaku./

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi...
    Lajme16 Prill 2024
    Ermal Kutllovci është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, nga ana e bashkëshortit. Haxhiu në Facebook ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë javë, nga 15-19 prill 2024, po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strasburg....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thënë se ai po udhëheq një “ofensivë diplomatike” kundër Iranit. Katz tha se masa vjen...
    Kronika16 Prill 2024
    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.