×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Miqtë janë arma jonë sekrete

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Kjo duket se është deviza e strategjisë së re të SHBA në një botë ku rivaliteti i fuqive të mëdha është rritur. Në një fjalë të mbajtur gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli Atlantik, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka vënë në dukje rolin e aleatëve në këtë përballje dhe zgjerimin e atij që ai e quajti një rrjet global.

    Sipas tij, megjithë forcën e tyre dhe kapacitetet e shtuara modernizuese ushtarake, rivalët kryesorë të SHBA, Rusia dhe Kina, sipas Esper nuk kanë më shumë se 10 aleatë realë. Për këtë arsye këto janë shtete që kanë autoritet për shkak të fuqisë, por jo influencë, pasi atyre u mungon partneriteti. Në këtë kuadër ai ka njoftuar nismën e re të quajtur Udhëzim për Zhvillimin e Aleancave dhe Partneritetit (Guidance for Development of Alliances and Partnerships) që konsiston në një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike në ndërtimin e partneritetit.

    “Ndërsa në të shkuarën angazhimi ynë ndërkombëtar udhëhiqej nga prioritetet dhe interesat rajonale, sot SHBA përballet në një erë të rivalitetit të fuqive të mëdha që është globale në natyrën e vet…”, ka deklaruar Esper.

    Ai ka shtuar se nisma në fjalë do të japë një zgjidhje për unifikimin e zërave politikë të SHBA në raport me partnerët që shpesh nuk i kanë kuptuar mesazhet e Uashingtonit. Esper ka përsëritur se SHBA pret nga aleatët e vet që të shtojë buxhetin e mbrojtjes mbi 2%, por edhe siç theksoi ai: “Të jenë gati, të aftë dhe me vullnetin për t’u dislokuar kur të ketë probleme. Dhe ne kërkojmë prej tyre që të jenë krah për krah me SHBA në përballjen e sjelljes së keqe kineze dhe agresionit rus”.

    Në këmbim të kësaj, sekretari amerikan i Mbrojtjes ka premtuar se SHBA do të ofrojë mjete dhe armatime për të përballur kërcënimet ruse dhe kineze, por edhe përfshirje më të madhe në arsimimin ushtarak në SHBA të studentëve të huaj.

    Katër do të jenë përparësitë e Pentagonit në atë që ai e quajti “reforma e eksporteve”: “aftësi të shpejta eksportuese për sisteme armatimi kritike; zyrtarizimi i një kuadri elastik për përdorimin e teknologjisë; prioritizimi i vendeve apo kapaciteteve për kapjen dhe mbajtjen e tregjeve kyçe dhe përmirësimi i parashikueshmërisë së kërkesës ndërkombëtare në informimin e investimeve komerciale dhe rritja e kapacitetit industrial”.

    Po kështu Pentagoni do të ndërmarrë një nismë për krijimin e një paneli për shitje jashtë në funksion të plotësimit të nevojave ushtarake të partnerëve. Në këtë kuadër, Esper ka shpjeguar se SHBA do të konsiderojë angazhimin e vet strategjik me çdo vend pavarësisht përmasave të tij. Ai ka përmendur p.sh se SHBA po rimendon dislokimin e forcave në funksion të frenimit të Rusisë në Bullgari, Rumani, Poloni apo Baltik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai është pritur...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Më 17 shkurt, 17 vjet më parë, mot i acartë në Kosovë. Temperatura pasdite shënonte rreth minus 11 gradë Celsius. Rrugët e...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Sot, në hotelin "Emerald", Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar një pritje solemne për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës....
    Vip17 Shkurt 2025
    Një postim bëri bujë nga G-Bani dhe Xheneta. Siç shihet ne postim, G-Bani gjendet në Kosovë dhe pranë tij shihet ish-banorja e...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Edhe Dogana e Kosovës ka uruar vendin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, Dogana thotë se ky...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët. Ai pas homazheve...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.