×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Situata në veri është rezultat i një taktizimi të gabuar të Kosovës

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Analisti politik Dardan Sejdiu, tha se situata në veriun e vendit ka ardhur si rezultat i një taktizimi të gabuar nga ana e Kosovës, që si rrjedhojë po ia mundëson Serbisë që të mjaftohet vetëm me pjesëmarrje në dialog.

    “Situata në veri nuk është ajo që ka qenë para ditës kur kemi vendosur të imponojmë qortime si shtet. Mendoj se kjo situatë është rezultat i një taktizimi të gabuar, pra në kërkim të një konflikti për dialog me përfundim kemi ndërtuar një situatë të re në të cilën Serbia mund të luaj ende me letrën se jam në dialog, vetë mjaftohet që është në dialog, pra prej meje keni kërkuar me dialogu, po dialogoj, po mundohem dhe Serbia tash e shumë vite me këtë letër e bindë BE-në që po angazhohet për paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Kosovës”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.

    Sejdiu tha se çështja e dialogut mund të analizohet në shumë rrafshe, duke filluar me atë se çfarë lloji të shoqërisë duam ta ndërtojmë si shtet.

    “Rrafshi i parë në të cilin duhet ta shohim procesin e dialogut është vleror, pra çfarë shoqërie duam ta ndërtojmë, a është shoqëri ku etnia definon relacione dhe si duket ajo shoqëri. Çka nuk po shohim sot është cili është mendimi politik dhe konstrukti, vija politike, jo veç e kësaj qeverie por e të gjitha qeverive në të kaluarën, pra nuk është se ne e kemi përqafuar multietnicitetin dhe kemi thënë që jemi të interesuar që kjo Kosovë të duket kështu, kjo ka qenë imponim”, tha Sejdiu.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.